• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha hap dosjet për Berishën, nga Millosheviçi e Sudja, te “baxhanaku i Gërdecit”! Zbardhet mesazhi për deputetët

by A R
06/01/2022 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashpërsohet konflikti brenda Partisë Demokratike. Teksa ish-kryeministri Sali Berisha ka kërcënuar me mësymje më 8 janar në selinë blu dhe marrjen e saj me dhunë, kreu i PD, Lulzim Basha po i kujton bëmat ish-shefit të tij. Ky i fundit dhe mbështetësit e tij kanë nisur një ofensivë kundër Bashës, ndërkohë që edhe kryedemokrati po iu përgjigjet “flakë për flakë”.

Deputetëve demokratë iu është dërguar një mesazh në celular nga Partia Demokratike, ndërsa në emër të zotit Basha, vihen në dukje të gjitha të zezat e Berishës. Gazeta ‘Sot’ e ka siguruar këtë mesazh, ku shefi i PD akuzon ish-kryeministrin Berisha si një politikan mashtrues dhe hipokrit që gjithë këtë luftë po e bën për hallin e tij personal.

Sipas Bashës, koha e Berishës ka mbaruar dhe se ish-lideri demokrat është autori i shumë ngjarjeve të bujshme, duke filluar nga “21 Janari” dhe “Gërdeci”, deri tek thyerja e embargos së naftës me ish-Jugosllavinë dhe skandali me firmat piramidale gjatë vitit 1997.

“Është Sali Berisha zonja e zotërinj, ai i çadrave pistoletë dhe thikave me helm në 21 janar. Është i njëjti që nuk njihte baxhanakun e tij që çmontonte predha me fëmijë, në “aksidentin teknologjik” të Gërdecit, me 26 të vrarë. Është Sali Berisha i kontrabandimit të naftës për tanket Millosheviçit sepse siç do thoshte më vonë nuk mund të linte pa ngrohje kosovarët. Është Sali Berisha që i shtrëngonte dorën Alimuçës e Sudes për të thënë më pas lekët tuaja janë 100 % të sigurta”, thuhet në mesazh.

Më tej në mesazhin që iu ka shkuar deputetëve demokratë nga selia e Partisë Demokratike, kreu i PD, Lulzim Basha akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha se është mashtrues dhe komplotues. “Është Sali Berisha që për 30 vite tha se nuk kishte takuar kurrë Enver Hoxhën, por më pas thoshte se shkonte në ditëlindjet e familjes Hoxha dhe kishte më shumë foto me anëtarë të byrosë sesa me familjen e tij. Etj, etj. Komploti i Iluminatit të Alfred Çakos është një shaka para Sali Berishës”, thuhet në mesazh.

Po ashtu, zoti Lulzim Basha akuzon ish-kryeministrin Berisha se është një politikan që i pëlqen të përhap panik, sikundër ishte pretendimi i tij se në selinë blu kishte efektivë të policisë.

“Ai zbuloi banda të armatosura në PD. Pastaj gardistë e RENEA në tarracë (kur ishin veçse ca 20 vjeçar që pinin cigare për qejf pas një dite të lodhshme). Më pas zbuloi tetovarë me mjekër e vehabistë të ardhur posaçërisht për të vrarë e prerë. Po, po! Sot vendosjen e ca adesivëve blu i mori për dyer të blinduar”, shkruhet në mesazh.

Nga ana tjetër sipas asaj që thuhet në mesazhin që iu ka mbërritur në celular deputetëve demokratë, Basha e cilëson Berishën paranojak. “Sali Berisha do të ishte një skenarist i mirë filmash hollivudian. Ai ka një prirje të jashtëzakonshme për zhanrin thriller të përzier me teknikën e rrëfimit të realizmit magjik. Në 3 muajt e fundit ka zbuluar komplotin e Soros, Blinken, Basha, e shumë personazhe të tjerë për marrjen e vulës “non grata” familjare për korrupsion domethënës nga SHBA. Tablotë sinotikane të Enverit për armiq të brendshëm dhe të jashtëm janë amatoreske përpara shtjellimeve imagjinare të doktor Gënjeshtrës”, thuhen në mesazhin për deputetët që iu ka dërguar selia e PD.

/Sot/ a.r

Next Post
Kokalari: Komike dhe e egër që Berisha, Meta dhe Basha të kthehen në pushtet pa paguar për mëkatet e së shkuarës

Geri Kokalari akuza të forta Richard Grenell: Tentoi të priste në fyt kosovarët, ishte kukull dhe klloun i Trump

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Edhe pse ishe klyshi i plakut barbare te vicidsolit,kurre nuke eshte vone te largohesh nga vrastari i pa meshirshem plaku komunist barbare i vicidolit.Tani me plaku ka shume e shume gjema i ka duart me gjakun e shqiptarve,bolle ishte vrasja makaber e te ndierit Olldashi.po sa e sa jane si Olldashi,nji Zot e di,e perkrahsit e tije,ose me mire viktimat e gjalla qe shkojne sote pase tije.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

Pse Princi i Arabisë Saudite po e “gëlltit” poshtërimin e Trump?!

March 30, 2026
Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar

March 30, 2026
Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

Dënimi me vdekje në Izrael, katër fuqitë evropiane dalin me deklaratë kundër projektligjit

March 30, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Maduro reagon për herë të parë pas burgosjes në SHBA: Jam mirë, qëndroj i fortë

March 30, 2026
Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

Rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në dekadën e fundit

March 30, 2026
Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

Khamenei falënderon Irakun për mbështetjen: Vend mik kundër agresionit

March 30, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

March 30, 2026
Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In