Kreu i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me kryesuesen e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga OSBE-ODHIR dhe njëherësh ambasadoren britanike në Tiranë, Andry Glover.
Sipas mediave bëhet me dije se Basha ka ndarë më Glover shqetësimin se kreu i Kuvendit Ilir Meta po ushtron presion ndaj drejtorëve për të blerë vota.
Mësohet se Basha gjithashtu ka i ka thënë Glover se ndaj militantëve të PD po ushtrohet dhunë.
“Janë shumë shqetësuese tentativat për manipulimin e listave zgjedhore të konstatuara në Durrës, ku janë vendosur fiktivisht qindra qytetarë në lista, edhe pse vendbanimi i tyre nuk është në këtë zonë zgjedhore.”, mësohet të ketë thënë Basha.









