Duket se Lulzim Basha është rikthyer pas në kohë në vitin 2005 për të gjetur frymëzim për të rrëzuar shumicën qeverisëse.
Pasi dështoi me sloganin e ‘Republikës së Re’ në zgjedhjet e 2017, Basha thotë se tani është “Koha për ndryshim”, një slogan i përdorur nga Sali Berisha 14 vite më parë.
Në zgjedhjet e vitit 2005 Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha përdori sloganin “Koha për ndryshim” për të ardhur në pushtet përballë PS-së me sloganin “Mbro të ardhmen”.
Lideri demokrat Lulzim Basha gjatë takimit me kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte pas akuzave për qeverinë është shprehur se nuk mund të lejojmë që vendi të izolohet, prandaj është koha për ndryshim.
Dje kryeministri i Italisë Conte u shpreh se qeveria duhet të përgatisë një platformë për daljen nga kriza, ndërsa opozita duhet të ulet në dialog pa kushte.
/a.r