• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita sulmon Ramën në Kuvend pas Rekomandimit

by Java News
19/04/2018 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvend në lidhje me rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negpociatave deklaroi se aspirata më e madhe e shqiptarëve ka qenë Europa, pavarësisht fesë dhe bindjeve politike. Sipas tij, shqiptarët gjejnë një tjetër mundësi në rekomandimin që bëri KE.

“Jo vetëm ne aspirojmë Europën, por edhe Europa dëshëron të na ketë ne në gjirin e saj. Realitet i jashtëzakonshëm dhe frymëzues. Europa e bashkuar është e vendosur në vlerat e saj. Frymëzimi i Ramës vjen nga Lindja dhe jo nga Perëndimi. Me këtë kryeministër rruga europiane është më e mira për shqiptarët, për të ndërtuar një shtet të drejtë dhe për të çliruar Shqipërinë nga krimi e droga. Rekomandimi e gjen vendin më të izoluar përballë Europës”, deklaroi Basha.

Sakaq, Basha i ka përmendur kryeministrit Rama deklaratën e presidentit francez Macron disa ditë më parë, i cili u ndal tek qeverisjet autokratike në disa vende të Europës. Kryedemokrati tha se kryeministri Rama ka marrë në dorë të gjitha pushtetet, ndërsa më alarmante sipas tij, është kontrolli mbi prokurorinë.

“Edhe kur ishim në zgjedhat komuniste, shqiptarët gjenin një dritare, një shteg për të parë drejt Europës, drejt Perëndimit. Por në vitet ’90, e 2000 shqiptarët e kanë mbajtur frymën në Itali, Francë, e në gjithë Europën, për të gjetur dije dhe mundësi. Kurdo, aspirata e shqiptarëve ka qenë perëndimi. Pavarësisht fesë, bindjeve, që i ndajnë në përditshmëri, kanë një aspiratë të përbashkët. Ata janë dhe duan të jenë europianë. Ky rekomandim mbi të gjitha tregon se jo vetëm ne aspirojmë Europën, por edhe se Europa mbetet e vendosur të na bëjë pjesë të saj.

Europa e bashkuar po tregon se është e vërtetë në vlerat e saj, dhe e vendosur në veprimet e saj, që ta bashkojë gjithë Europën rreth këtyre vlerave. Në këto kushte, me këtë qeveri dhe këtë kryeministër, rruga Europiane është më e domosdoshme se kurrë për shqiptarët, pasi është e vetmja rrugë për të ngritur institucione të besueshme dhe demokratike.

Rruga europiane është e vetmja mundësi që kemi për të ndarë politikën nga krimi, dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga droga. Kemi kërkuar vazhdimisht hapjen e negociatave, dhe për ne sot ky rekomandim është shpëtim, nga e keqja që na shpreh nga kjo qeverisje. Tani është momenti ëpr vetëdijesim dhe reflektim të të gjithë shqiptarëve për situatën ku jemi, dhe hapat që duhet të marrim për çeljen e negociatave. Edhe qeveritarët duhet ta mendojnë mirë se çfarë duhet të bëjnë që ky rekomandim të mos mbetet vetëm në letër, si para 2 vitesh. Në shumë vende të BE ndihen shqetësime serioze dhe ka pesimizëm për përmbushjen e detyrimeve nga Shqipëria në muajt e ardhshëm. Qeverisja si Europianë është zgjidhja e vetme, gënjeshtra dhe propaganda nuk kanë për të na çuar gjëkundi.

Rama sot kontrollon të gjitha pushtetet në vend. Disa ditë më parë Macron tha se në disa vende në Europë ka qeverisje autokratike. Dhe kjo gjë duhet shmangur. Më shqetësues nga gjithçka është vënia në kontroll prej Ramës e institucionit të Prokurorisë. Kjo duhet ndalur. Ky përqendrim i pushtetit duhet zhbërë. Duhet të kthejmë shpresën se në Shqipëri ka të ardhme”, u shpreh kryedemokrati Basha.

“Të largohet Edi Rama”. Kryemadhi: Ky është kushti i qartë i Brukselit

Ndersa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka pasur nje interpretim krejt “origjinal” per Rekomandimin per hapjen e negociatave i cili sipas saj ka të beje me :largimin e Edi Rames”. Nga sallë e Kuvendit ajo u shpreh se ky realisht është një lajm i bukur, por anëtarësimi mbetet një iluzion. “Rekomandimit për hapjen e negociatave është një lajm i bukur, por integrimi real në BE mbetet ende një iluzion.

Reforma në drejtësi dhe në administratë mbeten kushte kryesore. Arritje nuk mund të quhet dorëheqja e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Kanabizimi dhe kthimi i vendit në një qendër të trafikut të drogës është e gjitha përgjegjësi e kësaj qeveria.

Shqiptarët janë koshientë që janë më të varfër se një vit më parë, bizneset po falimentojnë dhe për këtë përgjegjësi qeveria mbyll veshët. Po ta lexosh me vëmendje raportin është shumë e qartë, Brukseli ka vendosur 7 kushte. Kushti i qartë nga BE është shumë qartë dhe shkruhet: Të largohet Edi Rama. Nëse bëjmë këtë është shumë mirë për të gjithë.

Kryemadhi përsëriti edhe njëherë thirrjen për lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar në protestën e rrugës së Kombit. Më tej kryetarja e LSI, kërkoi lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar për protestën e dhunshme kundër taksimit të Rrugës së Kombit.

“U bëj thirrje të urdhëroni falangat tuaja në prokurori dhe gjykatë të lirojnë kuksianët. Ne kemi mbështetjen e shqiptarëve. 11 protestues të varfër po mbahen padrejtësisht në burg”, tha ajo.

Opozita braktis senacen

Ashtu siç ishte parashikuar opozita ka braktisur parlamentin menjëherë pas fjalës që mbajti kryetari i PD Lulzim Basha, i cili në fjalën e tij vlerësoi vendimin për rekomandimin, por akuzoi Ramën si pengues i integrimit të Shqipërisë. Pak përpara daljes dhe si për të justifikuar ikjen nga seanca ish kryeministri Berisha ka replikuar me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi duke kërkuar që në seancë të jetë i pranishëm edhe kryeministri Rama. Ky i fundit ndodhet për vizitë në Itali. Pas kësaj opozita ka ikur nga Kuvendi, ndërkohë që në seance po mbante fjalën e rastit kryetari i grupit parlamentarë të PS, Taulant Balla. Ky i fundit iu drejtua Berishës me fjalët se “halli yt është i madh sepse ka të bëjë me drejtësinë”.

 

 

 

Next Post
Vrasja e 28-vjeçarit, ku dyshon policia, lidhja me krimin e babait të Marios

Vrasja e Majollarit, arrestohet në Kosovë autori i krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

April 12, 2026
Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

Pas dyerve të mbyllura në Islamabad/ Kryetari i Parlamentit të Iranit: Ja pse SHBA nuk bindi delegacionin e Teheran

April 12, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

New York Times nxjerr prapaskenat: Trump po ndiqte një ndeshje UFC në Miami kur negociatat me Iranin dështuan

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In