PD nuk do të mbetet peng i interesave personale. Basha tha se llumi i PD e dinë shumë mirë kush janë dhe çfarë pazaresh bëjnë me Ramën.
“Fraza të dala indirekte si “llumi i PD-së” nga këto shkallë të PD ,i shërbejnë Edi Ramës dhe bëhen për të demoralizuar demokratët. Në datën 9 shtator kam marrë një vendim për të shmangur çdo mundësi përçarje që i shërben Edi Rama. Në 30 vjet ndërrohen qeveritë dhe këta vetëm pasurohen. Beteja ime dhe e PD-së është me ta dhe kërkohet fokus, vëmendje dhe guxim. A ka pasur llum në kohën e qeverisjes së PD? Padiskutim që po. Një pjesë e kemi pastruar, një pjesë nuk ia kemi dalë dot ta pastrojmë. Njerëz që kanë kontrata me inceneratorët. Njerëz që hapin gropa sot në Tiranë për të pastruar paratë. Njerëz që kanë frikë nga gjëmat e tyre dhe janë të shantazhueshëm nga Edi Rama dhe janë shantazhuar nga Edi Rama për t’i shërbyer Edi Ramës. Këto para të vëna me praktika korruptive gjatë kohës që qeverisnim ne, i përdorin për të shantazhuar demokratët. PD është shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim. Ky është një moment fondamental i ndryshimit. Bishtat e korruptuar të ish-qeverisjes tonë, një pjesë e kemi pastruar por dhe një pjesë kanë mbetur, demokratët e dinë kush janë. Nuk do lejoj që askush t’i bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve”, tha më tej Basha.
g.kosovari
Lul, mire bishtat po ti je gjymtyra me e korruptuar ne PD!