Kreu demokrat Lulzim Basha, zhvilloi sot një bashkëbisedim me gazetarët teksa drejtoi gishtin nga ekonomia.
Sipas Bashës, fenomeni i korrupsionit ka përfshirë doganat dhe tatimet, ndërsa theksoi se qeveria e nxit vetë evazionin fiskal pasi përfiton.
“Politika e qeverisë ka shkatërruar biznesin. Për shkak të rritjes së korrupsionit janë larguar investitorët” – tha Basha.
Ai theksoi se Partia Demokratike ka denoncuar kontrabandën e naftës në vijimësi ndërsa tha se kryeministri Rama po hesht për paratë që mungojnë në buxhetin e shtetit.









