“Me listën e miratuar dje, PD me aleatët nisi marshimin drejt ndryshimit”.
Kështu u shpreh këtë të hënë kreu i opozitës, Lulzim Basha pas dorëzimit të listave në KQZ.
Sipas kreut të PD-s, këto 8 vite vrasja e shpresës ka qenë një ndër gjërat më të rëndësishme që janë vrarë.
“Me listën e miratuar dje PD, sëbashku me aleancën dhe LSI finalizojmë hapat e fundit përgatitorë dhe nisim sëbashku marshimin drejt 25 Prillit. Bashkë për ndryshimin, bashkë për fitoren”, tha Basha.
Kreu i demokratëve u shpreh se ekipi i opozitës në zgjedhje do të jetë fytyra e qindra mijëra shqiptarëve që presin ndryshimin.
“Është si shërbim që ne dhe unë e shohim politikën. Më 25 Prill ndryshimi nuk ka thjesht dhe fytyrën e ekipit dhe kandidatëve për deputetë por qindra mijëra shqiptarëve që i kanë kthyer sytë nga aleanca e opozitës”.
I pyetur pse në listat e PD ka shumë figura politike dhe jo nga bota akademike, dhe sa mandate pretendon të fitojë, Basha tha:
“Ndryshimi do të vijë me votë! Kudo që kaloj dëgjoj thirrjen Rama Ik! Ndryshimi do të vijë me rezultate më të larta se sondazhet më optimiste. Prandaj Rama po bën mijëra lojëra duke provokuar bojkotin e zgjedhjeve nga opozita. Solli në lista njerëzit e akuzuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Jam i bindur se ndryshimi do të vijë me një rezultat më të thellë se në vitin 1992”.
/a.r












o lulush shko se sje per kete zanate
Ti do fitosh kur te pjellin mushkat or Lyl