Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me fermerë të Devollit, teksa tha se “kemi bërë hapa pas, fermeri është harruar. Kostot e rënduara e kanë bërë punën tuaj të pa vlerë në treg”
Sipas Bashës, produktet përfundojnë në kanal të pashitura sepse sektori i bujqësisë dhe blegtorisë, është sektori më i braktisur. Madje, sipas tij, “Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që qeveria nuk e mbështet fermerin me financime”.
Partia Demokratike, përmes kryetarit Basha bën të ditur se “vit pas viti mbështetja për fermerët sa vjen e ulet. Edhe këtë vit mbështetja në buxhet është shumë e ulët. Për Bashën potenciali është i jashtëzakonshëm, por mungon një qeveri që mbështet fermerët”.
“Ne kemi një qeveri që ju rëndon me politika abusive duke e renditur vendin në vendin e tretë më të korruptuar të botës. Edi Rama hyri në histori për rekordin e korrupsionit”, tha Basha.
“Korrupsionin e solli vetëm një njeri, Edi Rama që e ktheu vjedhjen në art. Vetëm muajt e fundit dhjetëra milionë euro zhduken dhe i jepen dy- tre miqve të Ramës. Shikoni koorporatën e investimeve, korportën e hajdutërisë që është krijuar për të marrë pronat e shqiptarëve dhe për t’ja dhënë miqve të Edi Ramës”, deklaroi Basha gjatë takimit në Devoll.
Basha, akuzoi ashpër kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
“Rama paracakton edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Ardian Dvorani simboli i korrupsionit dhe kapjes së shtetit, vegla e Edi Ramës. Nëse institucionet funksionojnë, i pari që duhet të shkojë për ndjekje penale është Edi Rama. Ndaj e ka jetike të kapë drejtësinë. Vendi është zhytur në paligjshmëri”, tha Basha.
g.kosovari











