Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar takimet me qytetarët në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, ndërsa sot ka zgjedhur Urën Vajgurore për të biseduar për problemet e bujqësisë dhe gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen fermerët.
Gjatë fjalës së tij ai ka shpalosur alternativën për fermërët, ndërsa ka akuzuar kryeministrin Rama se ka braktisur bujqësinë. Basha tha se shumë shpejt fermerët do ta kenë partner qeverinë e drejtuar prej tij
Ai premtoi se kur të vijë në pushtet nga “qeveria jonë të gjitha këto probleme që e kanë sjellë bujqësinë në këtë ditë të zezë, do të trajtohen. Nuk do jeni në fund të listës, por në krye të listes së çeshtjeve për tu zgjidhur. Pyeja që me siguri do shtroni është: edhe sa do durojmë? Jo edhe shumë sepse shumë shpejt qevrinë tonë do ta keni në krah. Unë zotohem se do të jem kështu ulur përherë me ju për tu dhënë zgjidhje dhe të dilni mga borxhet. Do të ulem e tju dëgjoj”.
/a.r











