Sot zyra për shtyp e Partisë Demokratike, njofton se kreu i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me banorë banorët e Maliqit. Sipas tyre, Basha bashkëbisedoi për alternativën e opozitës, për ringritjen e bujqësisë, e cila mbështetet në 3 shtylla: subvencionet direkte, Investimet në infrastrukturë dhe mbrojtjen e prodhimit vendas me tarifat doganore.
Por në fakt takimet janë zhvilluar gjatë fundjavës, kur kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar disa takime në qarkun e Korçës, pasi ashtu sikurse CNA.al ka raportuar më parë, prej ditës së djeshme, Lulzim Basha nuk ndodhet në Shqipëri.
Basha ka udhëtuar drejt Lubjanës, kryeqytetit të Sllovenisë, ditën e djeshme në orën 15:00. Kryetari ka vendosur ta drejtojë opozitën në korrespondencë dhe në këtë foton e siguruar nga CNA.al Basha duket shumë i lumtur që po largohet.
Zyra e shtypit nuk bën gjë tjetër veçse përpiqet që të mbulojë vakumin që ka lënë Basha, i cili më shumë është jashtë sesa në Shqipëri dhe ky është një nga të shumtat raste, që Basha nuk është fare në Shqipëri, por në media shpërndahen e-maile apo video, të aktiviteteve që janë zhvilluar ditë më parë, për të plotësuar vakumin e lënë bosh nga kryetari i PD-së, që është më shumë turist sesa kryetar i opozitës.
ma.me










