• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

“Basha është i paaftë të fitojë zgjedhje, çdo gjë tjetër është diversion”

by A R
13/05/2019 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arli Minga

Është e vështirë të pranosh se në Shqipëri edhe pas 22 viteve pas ’97-ës së kobshme ka skena të ngjashme me atë vit që do të mbetet njollë në historinë e vendit për aq kohë sa kombi ynë të ekzistojë. Akoma më e vështirë bëhet situata për t’u pranuar kur të njëjtat skena janë të frymëzuara nga e njëjta politikë e sistem politik që ka prodhuar të njëjtat kriza në vitet e një tranzicioni që duket se dalëngadalë po jep shpirt.

Protestat e opozitës janë kthyer në një refren aspak të kënaqshëm qoftë për syrin e qytetarëve nga pikëpamje formësore dhe se si serviret për publikun e gjerë, por edhe për mendjen e shqiptarëve nga pikëpamja përmbajtësore e saj, sepse po bëhet shumë zhurmë për asgjë.

Tensioni vijon të jetë i njëjtë, pra joreal. I gjithë tensioni në popull është retorikë politike e atyre që po bëjnë politikën e imponimit me dhunë e me papaërgjegjshmëri të theksuar karshi cdo parimi të njohur demokratik.

Në fakt, nuk do shumë mend për të kuptuar ngërçin politik të opozitës dhe rrugëtimin e saj të ngurtësuar tashmë në një rreth I cili sa vjen e po ngushtohet. Opozita është krejt e vetme në lëmin që krijoi po vetë, me qasjen historike të saj, që mesa duket nuk ka hequr ende dorë. Destabilizim, diversion, mbingarkesë e opinionit me retorikë destructive, një strategji që në vitin 2019 nuk sjell asgjë, as progres e konstruktivitet politik, po vetëm regres dhe destabilitet social e ekonomik.

Opozita e sotme duke i përfshirë të gjitha palët nuk ka rrugëzgjidhje tjetër veç dhunës në këtë pikë ku ka arritur situata. Ata nuk futen në zgjedhjet lokale, çka do të thotë se nuk do t’u japing qytetarëve alternative nëpër qytetet duke tradhëtuar kështu të gjithë votuesit e tyre. Nuk janë në parlament pas djegies së mandate; një veprim ekstrem i cili do të lërë pasoja në ekzistencën e Partisë Demokratike mbi të gjitha; dhe gjithashtu opozita nuk ka asnjë mbështetje ligjore që të merret parasysh mendimi I saj në parlament a në komisionet parlamentare.

E vetmja gjë që i ka mbetur Lulzim Bashës është që të bëjë dhunë, që së paku të marrë si rezultat I këtyre veprimeve zgjedhjet e parakohshme. Një gjë është e sigurt përsa i përket hullisë e kontekstit politik, që nëse opozitavazhdon me protesta të tilla të dhunshme dhe të pajustifikuarapër vazhdën që ndjekin, zgjedhjet e parakohshme do bëhen të pashmangshme. Problemi real në fakt, lind pikërisht këtu.

Zgjedhjet e parakohshme do të nxirrnin në pah forcën e vërtetë të partive në vend dhe kur vjen fjala te PD, të gjithë janë bërë skeptikë, madje dhe demokratët vetë. Kanë 3 palë zgjedhje që ata humbasin thellë dhe një humbje tjetër veçse do t’i rrudhte numrat e tyre, në mos janë rrudhur që tani me daljen nga parlamenti. Skenari është shumë i thjeshtë, Lulzim Bashës i duhet të bëjë presion për të marrë pushtet në tavolinë se zgjedhjet nuk i fiton dot, madje as me Monika Kryemadhin që jo vetëm këshilltarët bashkiakë i kanë firuar, por edhe deputetët.

Një skenar tjetër që ndoshta do të ishte më i mirë për opozitën, sepse do të vinte në pikëpytje mazhorancën, do ishte që protestat të vazhdonin deri në shtator. Nëse negociatat do të happen sic janë premtuar nga Rama apo nuk do të happen se Shqipëria nuk është ende e denjë për t’u marrë ky vendim. Në rast se negociatat nuk hapen do të ishte një argument i qëndrueshëm i opozitës sepse do t’i jepte të drejtë retorikës së tyre të deritanishme. Problemi është a i mban dot Lulzim Basha rradhët të shtrënguara deri në muajin Shtator me 5-6 muaj protesta intensive? Vështirë për t’u marrë e mirëqenë.

E vetmja gjë që mund të shpresojmë është që këto lloj shfaqjesh aspak të mrekullueshme për t’u parë në këtë kohë kur Shqipëria ka nisur rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian, e nëse jo nga pikëpamja politike, por si qytetarë të vendit, askush nuk e pëlqen që Shqipëria të ndotet nga këto pamje. Rruga është urtësia, alternativat e qenësishme, dialogu konstruktiv dhe jo molotovi e shashkat që bëjnë shumë zhurmë për asgjë. Sepse është e qartë, nëse Basha do kishte realisht atë mbështetje që thotë se ka, do të hynte pa frikë në zgjedhje. Zgjedhjet e lira e të ndershme që kërkon Lulzim Basha janë pranuar nga OSBE, BE dhe nga vet ai. Ky argument është demagogjik, pasi askush nuk do ta fuste Shqipërinë në BE nëse zgjedhjet do ishin me probleme aq të rënda në ruajtjen e vullntetit të lirë të qytetarëve. Asnjë s’do merrte kosto të mbështeste anëtarësimin e një vendi jo demokratik.

Është një tjetër protest përpara, është një intesifikim që është i kuptueshëm për pozitën se ku është futur “opozita e bashkuar”, por aspak e mirëkuptueshme në etalonin e mprehtë të parimeve demokratike dhe evropiane.

Next Post
Pas Nishanit, Meta takon ish Presidentin Bamir Topi

“Si u rrethua banesa ime pas fjalimit të Berishës”, Topi tregon çfarë ndodhi pas 21 Janarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

February 9, 2026
“Pas 10 vitesh Reforma duhet të rishikohet”, Manjani zbulon nenin që do ndryshojë Rama

“Pas 10 vitesh Reforma duhet të rishikohet”, Manjani zbulon nenin që do ndryshojë Rama

February 9, 2026
Pezullimi i Ballukut, Rama: Një prokuror dhe një gjykatës u bënë bashkë në errësirë! Çfarë thonë “Venecia” e “Strasburgu”

“Rama është korrekt”/ Eksperti ligjor: I hynë në territorin e tij dhe shkoi në Gjykatë Kushtetuese!

February 9, 2026

Një drejtësi që funksionon keq nuk duhet të monitorohet, por të korrigjohet

February 9, 2026
Një burrë, një epokë, një qetësi tronditëse!

Një burrë, një epokë, një qetësi tronditëse!

February 9, 2026
Mosvendimi i Kushtetueses, avokati: Duhet të dilte me vendim, por i futi institucionet në ngërç të rëndë

Mosvendimi i Kushtetueses, avokati: Duhet të dilte me vendim, por i futi institucionet në ngërç të rëndë

February 9, 2026
U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli apelon vendimin e Gjykatës së Fierit

Rrëfimi tronditës i Luiz Ejllit: Kam tentuar t’i jap fund jetës!

February 9, 2026
Kuvendi merr në shqyrtim ankesat e 800 banorëve të “Durrësit të Ri”, Xhafaj mbledh Komisionin

Kuvendi merr në shqyrtim ankesat e 800 banorëve të “Durrësit të Ri”, Xhafaj mbledh Komisionin

February 9, 2026
FOTO/ Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

FOTO/ Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In