• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha e riktheu Berishën tek gijotina amerikane

by Mero Baze
18/10/2021 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lulzim Basha i ka kthyer një përgjigje shteruese Sali Berishës dhe mbështetësve të vet, duke e rikthyer debatin në fakt aty ku ka nisur, tek vendimi i SHBA për të futur familjen Berisha në listën e zezë, si minues të demokracisë në Shqipëri, shantazhues të sistemit gjyqësor dhe përfitues të fondeve publike duke përdorur pushtetin.

Për herë të parë kryetari i PD e thekson qarte se Sali Berisha po përpiqet ta kthejë PD në një bunker anti-amerikan. Dhe këtë nuk po e bëjnë burrërisht duke u përballur me vendimin e SHBA, por duke devijuar debatin nga shkaku i cili e ka lindur atë.

Përpjekja e Berishës dhe mbështetësve të tij, për ta larguar debatin nga arsyeja që e lindi dhe për ta maskuar atë si një “luftë për demokraci të brendshme”, dhe aq më tepër si një betejë për rikthimin e Berishës në krye të PD, është një fyerje dyfish për PD dhe SHBA.

Është fyerje dyfish, pasi të shpresosh që Berisha do sjellë demokracinë në PD, është siç patë thënë dikur Genc Ruli, të shpresonin gjermanët që nën Hitlerin mund të bënin dhe denazifikimin e Gjermanisë.

Plagët e demokracisë në PD, por dhe në Shqipëri, kanë ardhur prej berishizmit. Ai është autori i përjashtimeve të mëdha në PD, njeriu që nuk ka përfillur asnjë garë demokratike dhe nuk ka lejuar kurrë të ketë konkurrent në atë parti.

Pavarësisht paturpësisë për të gënjyer, duke u përpjekur të joshë konkurrentin e fundit kundër Bashës, Agron Shehajn, i cili nuk është zgjedhur në Kryesi pas garës, vet Sali Berisha ka shembuj të zinj në këtë drejtim.

Konkurrentet e Berishës për kryetar jo vetëm nuk kanë qenë më në Kryesi, por as në PD. Neritan Ceka u flak nga PD dy muaj pas konkurrimit, Azem Hajdari u përjashtua nga PD, ndërsa konkurrenti i fundit i Sali Berishës, Uran Butka, nuk u lejua të ishte as në administratën e pushtetit të PD pas konkurrimit më 2005.

Ky që thotë se “unë se kam bërë kurrë këtë që ka bërë Basha”, duke mos e futur rivalin në Kryesi, ka të drejtë. Ai e ka bërë më keq se kaq. Nuk i ka lënë më as në parti, dhe pse shumë prej tyre nuk ishin të rrezikshëm për të.

Kjo shmangie e debatit nga arsyeja përse lindi, është dhe një fyerje dyfish për SHBA, pasi Berisha po përpiqet ta injorojë vendimin dhe ta quajë inekzistent, duke shpikur një SHBA tjetër, me shqiptarë qesharakë nga diaspora apo me nostalgji fotosh me krerë të shtetit amerikan, për shkak të detyrave të tij në krye të shtetit.

SHBA i di të gjitha ato. E di që Berisha ka takuar krerë shteti amerikan, e di që ka qenë në pushtet, e di si ka tentuar të përdorë SHBA për të shtypur opozitën dhe për të vjedhur zgjedhjet, e di si ka bërë korrupsion në emër të amerikanëve në Gërdec, dhe ndaj është në listë të zezë. Po të ishte qytetar i thjesht nuk do ishte në atë listë. Është atje pikërisht pse amerikanët e njohin.

Po ashtu, justifikimi se ndaj tij nuk ka asnjë akuzë për korrupsion nga drejtësia shqiptare, është i vërtetë, por nuk është i drejtë. Është kjo arsyeja që ai është vlerësuar nga SHBA si shantazhues i sistemit të drejtësisë, pasi ka penguar drejtësinë të hetojë atë dhe të afërmit e tij. E ka të shkruar në epitaf këtë arsye.

Kjo është e vërteta e madhe e debatit të Berishës. Nëse ai do ta vazhdojë këtë debat, duhet të përballet pikërisht me këtë problem dhe me këtë sfidë që i kanë hapur amerikanët, si i korruptuar, si minues i demokracisë dhe shanatzhues i drejtësisë.

Ai duhet të bindë PD të bëhet bunker anti-amerikan për ta mbrojtur nga këto akuza, por jo duke devijuar debatin tek probleme që nuk kanë lidhje me këtë çështje.

Debatet e demokracisë së brendshme në PD janë pasoja të berishizmit dhe faktit që tentoi ta diktojë lidershipin e PD duke i imponuar modelin e tij.

Lulzim Basha do gjykohet prej sot e tutje si një njeri i lire, nëse do imitojë Berishën apo do jetë vetvetja. Derisa më sot fatura ka qenë e Sali Berishës. Dhe e ka mbrojtur vetë publikisht, nuk e shfajësojmë dot.

Next Post

Basha v.s Berisha, topi ka vrarë shumë më pak se armët e tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërcënon: Një vend që furnizon Iranin me armë ushtarake do të tarifohet menjëherë me 50% për të gjitha mallrat

Trump kërcënon: Një vend që furnizon Iranin me armë ushtarake do të tarifohet menjëherë me 50% për të gjitha mallrat

April 9, 2026
Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

April 9, 2026
“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

“Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

April 9, 2026
Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

Çmimet e karburanteve rriten sërish, s’ka pritshmëri për ulje

April 9, 2026
Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

April 9, 2026
“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

“Mbylle gojën”/ Përplasje mes Bardhit dhe Ibrahimajt në Kuvend: Ti nuk guxon…

April 9, 2026
“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

“Storm 17”/ Arrestohen 4 shtetase kineze në Durrës, 4 të tjerë procedohen për prostitucion

April 9, 2026
Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

Deti i Kinës Jugore , mbetet arenë e përplasjeve midis Kinës dhe Filipineve

April 9, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In