Partia Demokratike do të mbledhë ditën e nesërme Kuvendin Kombëtar, ndërsa do të votohet për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.
Ndër emrat e shumtë që do të mbajnë fjalën në Kuvend, mësohet se do të jetë dhe Jozefina Topalli. Lajmi është konfirmuar nga gazetari Thimi Samarxhiu në emisionin “Zona Zero”, ndërsa kjo do të jetë shfaqja e parë e Topallit në politikë, pas shkëputjes në vitet e fundit.
Lista e kandidatëve për të qenë anëtarë të Këshillit kombëtar të PD-së përmban 420 emra, ku mes tyre spikasin disa të veçantë.
Bleona Qereti, Bujar Kapexhiu, Renis Gjoka, moderatorja Fioralba Dizdari, si dhe regjisori Robert Budina do të jenë ndër kandidatët që pritet të votohen nga demokratët për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike./m.j