• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha e la jashtë listës së kandidatëve, Budina: Nuk çahet përballë antivlerave

by Ardit Rada
10/03/2021 21:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Regjisori, Robert Budina kishte shprehur dëshirën për t’u përfshirë në listat e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike, por emri i tij nuk ndodhej në listë.

Së bashku me vëllanë, Edmond Budinën, Roberti ka qenë protagonist i kauzës për mbrojtjen e teatrit, kauzë që u mbështet dhe nga opozita. Si rrjedhojë, regjisori thotë se shpreh dëshirën për t’u përfshirë në politikë, krah PD-së.

“Unë nuk u futa në kauzën e Teatrit Kombëtar për të qenë përfaqësues në parlament, jo vetëm imi por dhe shumë të tjerëve ishte shumë i drejtë për të mbrojtur artin, kulturën, trashëgiminë.

Për mënyrën si është bërë sistemi politik sot është shumë e vështirë që vetëm me disa vlera të çash. Në këtë sistem antivlerash që kemi krijuar një këto 30 vjet, nuk mund të jetë pasqyrë e një partie politike, por e një mentaliteti që reflektohet në partitë politike”.

Megjithatë, shton se nuk u habit që nuk u bë pjesë e listës së kandidatëve. “Nuk kisha asnjë pritshmëri, ishte një dëshirë për të dhënë një kontribut. Edhe e prisja, sepse jeta politike kërkon një angazhim përtej kauzave qytetare. Duke qenë shumë të angazhuar në kauza si ajo e teatrit, ky bashkëpunim politik mbase nuk ka qenë i plotë nga ana ime, kështu që është një vendim i pritshëm dhe nuk jam fare i surprizuar”.

Shton se e pranon këtë zgjedhje dhe konsideron si të rëndësishme “të fitojmë qytetarinë së pari”. “Ne u përpoqëm të ishim qytetarë dhe mendoja se nëse do ta kishim këtë mundësi, të përcillnim frymën tonë në parlament, por beteja nuk ka filluar ende, sepse ne aktualisht kemi një të keqe të madhe (largimi i Partisë Socialiste nga qeveria).

Çështja e teatrit u braktis nga mediat dhe ne kemi pasur një mbështetës të fuqishëm, që është opozita. Me këtë bashkëpunim që kemi pasur, i kemi qëndruar besnik njëri-tjetrit. Për sa kohë që unë pranova të isha pjesë e një sistemi që voton në këtë formë, pranoj zgjedhjen që ata bënë sepse gjithsecili do të marrë përsipër përgjegjësistë  e veta”.

Next Post
Kandidatja e parë e PS në Korçë: Fuqizimi i grave dhe të rinjve, fokusi im

Kandidatja e parë e PS në Korçë: Fuqizimi i grave dhe të rinjve, fokusi im

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

PD pengon kandidimin e Ervin Salianjit për kryetar! Paradoksi: E kanë anëtar Kryesie, por jo anëtar partie

March 19, 2026
A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

A ka arritur Trump më në fund ta bashkojë Europën?

March 19, 2026
Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

Kina: Ribashkimi paqësor do të zgjidhë krizën energjetike të Tajvanit

March 19, 2026
Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

Lamtumirë Namir Lapardhaja! Ndahet papritur nga jeta redaktori i gazetës Tema

March 19, 2026
Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

Çmimi i gazit arrin rekord në BE! Ndryshimet pas goditjes së impiantit më të madh në botë

March 19, 2026
Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

March 19, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

March 19, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Gjyqi për Metën, Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale

March 19, 2026
Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

March 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Favoret e një kompanie shtetërore të naftës, Çoçoli: Lajm pozitiv, do ndikojë në uljen e çmimit

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In