Ishte një detaj kurioz por që pritej me një farë kureshtjeje: a do t’i ikte zëri kreut të opozitës gjatë fjalimit? Sepse në të shkuarën kur ai ka dalë në podiume protestash, ka pasur rregullisht probleme me zërin. Çka i shtynte përkrahësit e opozitës të kujtonin jo pa nostalgji periudhën kur në krye të mitingjeve ishte Berisha, i cili siç dihet botërisht ka një patos dhe tonalitet të lartë në fjalimet e tij publike.
Basha e ruajti zërin dhe kjo mund të jetë një shenjë e vogël pjekurie e tij si lider politik.