• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha duhet të ribëjë aleancë me ish- PD, para LSI-së

by Mero Baze
06/08/2017 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Debati për një aleancë politike mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, është jashtë kohe.

Të dy partitë do të testojnë veten e tyre, në një opozitë të re, secila më vete, dhe do t’u duhet kohë për një afrim normal mes tyre, për të formuar një aleancë opozitare.

Mbi të gjitha, Partia Demokratike pas kësaj goditje që pësoi në zgjedhjet e 25 qershorit dhe vetasgjesimit me zgjedhjet brenda PD, do të duhet të testojë veten fillimisht nëse do të mund ta ndalë tatëpjetën, ose jo.

Nga ana tjetër, LSI, e cila është ndoshta partia më e organizuar nga ana strukturore në Shqipëri, do të ndeshet me agresionin e pushtetit dhe sëmundjen që shumë anëtarë të saj kanë, për të qenë pjesë e pushtetit, dhe kësisoj po ashtu ka nevojë të testohet si parti opozitare.

Por nëse flasim për një koalicion të stabilizuar PD-LSI në të ardhmen, ai duhet të vijë në zgjedhejt lokale dhe pas tyre, pasi PD të ketë zgjidhur problemin me kundërshtarët e Bashës.

Kjo, sepse rreziku i opozitës së dobët sot në Shqipëri nuk është bashkimi i PD me LSI, apo opozita ndarazi e tyre.  Problemi real që ka opozita është se kush do t’i mobilizojë energjitë e shpërndara opozitare në të djathtën shqipare.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi shikohen si pjesë e historisë politike që kemi përjetuar dhe ata mund të ruajnë kuotat e tyre, të rriten ose të zvogëlohen, por është shumë e vështirë që ata të shikohen si shpresë për ndryshim në Shqipëri. Shpresa për ndryshim mund të lindë nga një frymë e re opozitare, riorganizim i mundshëm i së djathtës, me fytyra të reja dhe relativizimi i dëmit që Lulzim Basha i bëri PD-së dhe të djathtës shqiptare në tërësi.

Në kushtet kur Lulzim Basha ka kundër gjithë establishmentin e PD-së dhe është nën akuzë të faktuar për falsifikim të rëndë të procesit zgjedhor brenda PD-së, ai do të ketë kundërshtarë për çdo hap politik të tij dhe konsum të madh energjish brenda së djathtës, që jo vetëm nuk do ta lënë të ngrejë kokë, por do shkojë pas çdo palë zgjedhjesh poshtë e më poshtë.

Pa u kthyer në një lokomotivë të opozitës, PD është e rrezikuar të kthehet në një shtojcë të LSI, pasi ashtu siç ndodh rëndom në politikë, bashkimi i disa partive të vogla, nuk bëjnë kurrë një parti të madhe.

Sekreti është se ato duke u bërë bashkë, nuk prodhojnë më shumë entuziasëm, por i mëshojnë statukuosë politike dhe nuk mobilizojnë vota të reja. Këto zgjedhje treguan se suksesi qëndron në mobilizimin kapilar të partive me struktura të forta për të nxjerrë këdo të votojë dhe për të marrë votat e tyre.

Pati parti si rasti i PDIU në Elbasan, ku një person i vetëm që udhëheq degën në Peqin, mori vota sa Partia Demokratike. Pra, një parti thuajse anonime, u barazua me një parti historike, falë organizimit.

Lulzim Basha duhet të mendojë për koalicion kur të ketë marrë bekimin e së djathtës, ose kur të ketë siguruar paqen brenda saj. Në fakt, ai në vend të paqes ka ndezur zjarre dhe ka rritur dëshpërimin, çka po e çon PD e vulës së tij,  drejt daljes nga skena politike.

Në këto kushte do të ishte më e udhës që kundërshtarët e tij të grupoheshin në një parti të re sa më shpejt, në një parti që nuk ka pse të jetë agresive me PD-në e mbetur të Bashës, por të konkurrojë me të, dhe të testohen në zgjedhje lokale pas dy vjetësh, dhe pas kësaj të shikojnë nëse mund të bëjnë një koalicion të madh me çdo faktor opozitar, përfshi dhe LSI.

Në kushtet aktuale, Basha është thjesht një seksion i Kombinatit për LSI-në, dhe jo një parti e madhe. Ai udhëheq një parti të dëshpëruar, të pamotivuar, një parti që ka parë se kryetari ka dhjetëfishuar votat duke gënjyer, dhe plot dyshime të tjera për figurën e tij si lider. Përpara se të gjejë LSI-në, ai duhet të bëjë njëherë aleancë me PD-në e përjashtuar. Nëse nuk do që të zhduket fare nga skena.

a.ç

Next Post
Flet babai i lezhjanit që u vra nga polici grek: Autoritetet shqiptare neglizhente

Flet babai i lezhjanit që u vra nga polici grek: Autoritetet shqiptare neglizhente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

March 5, 2026
Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

March 5, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

March 5, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

33% probabiliteti në Poloni, por në Portugali e kishim vetëm 1%…

March 5, 2026
Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

March 5, 2026
Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

March 5, 2026
Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

March 5, 2026
Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

March 5, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

March 5, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In