• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Basha duhet të ikë, por në PD nuk ka më të mirë se Lulzimi

by Lorenc Vangjeli
28/04/2021 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Dasmat mund të bëhen dhe vetëm me dy vetë dhe me një daulle të vetme. Në funeral kërkohen njerëz. Kërkohen shumë njerëz që dhembja të jetë peshë që ndahet në shumë supe. Në funeral, dhëndër është loti dhe heshtja është nusja. Këto dy stacione të jetës njerëzore kujtoi fundi i fushatës elektorale mes gëzimit të “kampionëve” të rikurorëzuar socialistë dhe humbësve të përsëritur demokratë. Por gjithë çfarë ndodhi në të dielën e fundit të prillit, ishte akti dhe fotografia e mbrame e dramës që kishte nisur shumë më herët. Që humbësi e shkroi dhe e vuri në skenë për llogari të fituesit. Minimalisht duke nisur që me djegien e mandateve. Opozita i hyri një aventure kamikaze dhe e hodhi vetën në erë në themel të sistemit. E shkundi dhe e çekuilibroi sistemin, por dhe u plagos rëndë deri në lëngatë. Tufa e çartur e radikalëve që e konsideronin qeverisjen regjim dhe molotovin mjet për dialog me qeverinë, nuk ishin në gjendje as të identifikonin tiparet reale të regjimit dhe as kishin idenë e përvëlimit të molotovit.

Delikatë si balerina të llastuara, me Lulzim Bashën në krye, gjithë opozita e shtyrë në aventurë, kërkoi të bëjë ndeshjen që i mungoi morali, përplasjen që i mungoi ideja, mohimin total që nuk shoqëroi pohimin qoftë edhe minimal. Me gjithë defektet skandaloze të demokracisë në vend, me gjithë deformimet e raporteve mes pushteteve, me gjithë ndërhyrjet në kushtetutë, si operacionet plastike në fytyrë të plakur apo tangat tek një grua në venitje, papërshtatshmëria e atij mjeti, budallallëku i atij akti, idiotësia ulëritëse e atij aksioni, ishte piedestali i parë nga i cili Rama pa mandatin e tij të tretë për herë të pare.

Bojkoti i zgjedhjeve lokale ishte kazma e qershorit që gërmoi gropën e prillit. E zhveshur nga çdo pushtet, e çarmatosur nga mundësia për të ndikuar në çfarë do lloj mënyre në vendimmarrjen e përditshme, pushteti lokal u bë karta që Rama e futi nën mëngë kur t’i duhej të luante poker qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë për fushatën elektorale.

Formulimi i listave për kandidatët e opozitës ishte më shumë një dhuratë e tepruar për Ramën sesa një karragjozllëk amatorësh. Mbi pesë mijë demokratë u sugjestionuan se mund të ishin deputetë, në një proces që në rastin më të mirë do të rrudhej në vetëm 70 e ca gra e burra që do të hynin në parlament. Gjithë të pakënaqurit nga luga cinike që ju afroi në gojë Basha, ishin skalioni i parë që e panë Ramën si mullixhiun që i fuste në shtratin e qejfit për inatin e Lulit.

Po kështu, distanca mes Bashës dhe Kryemadhit, më saktë mes PD-së dhe aleatëve të saj dhe partisë së tretë në vend, ishte shumë më e madhe se distanca e të dyve bashkë me Edi Ramën. Duke pasur frikë se mos tjetri i shkelte fshehurazi syrin kryeministrit, ata ishin të gatshëm më së pari të shqetësoheshin për ndarjen e pushtetit dhe jo për marrjen e tij. Një llogari e gabuar që duhet të turpërojë kalkulatriçen defektoze që e bëri. Nëntë qarqet pa mandat deputeti të LSI-së, që shkojnë diku tek 60-70 mijë vota opozitare të çuara dëm, mund të kishin ngjyrosur ndryshe gjithë Shqipërinë nëse do të llogariteshin edhe ato.

E fundit, por jo në fund, dy fytyrat e ndryshme të fushatës nuk linin shumë për të zgjedhur. Përballë tytytyve të makinave të Bashës që xhironin gomat rrugëve të Shqipërisë, ishte sirena e 127-ës së Blendit që xhirronte deri në 36 orë në timon me urgjencën e Ogertës.

Lista e faturës së humbjes do të jetë e gjatë dhe ajo do t’i çohet si llogari për t’u paguar Lulzim Bashës. Njeriut të dilemave që luhatej nga dëshira për të qenë i moderuar tek shtysa primitive për t’u shitur si i forte. Politikani pendul nuk bëri dot si duhet as njërën dhe as tjetrën. Lulzim Basha në dy vjetët e fundit u demonstrua si politikani opozitar më radikal i tre dekadave pluralizëm. Ai tejkaloi madje edhe vetë Berishën, modelin e tij, i cili, edhe kur ndezi Shqipërinë në 97-ën e bëri një gjë të tillë nga karrigia e pushtetit dhe jo nga llogorja e opozitës. Edhe kur në 98-ën, u soll si guerrilas amerikanolatin, nuk guxoi të shkojë më më larg se ideja e bojkotit të parlamentit dhe as nuk e çoi ndër mend djegien e mandateve. Ustai i vjetër dinte atë që Basha nuk mundi ta mësojë dot se pushteti në një vend evropian si Shqipëria dhe me sovranitet të kufizuar për të bërë idiotësi ndaj stabilitetit dhe të ndërvarur për të mos qenë plotësisht i pavarur, pavarësisht mijërave kusureve sovjetike e otomane të trashëguara, ndryshon vetëm me votë. Se edhe një kundërshtar autoritar si Rama nuk largohet me forcën e dhunës, por vetëm me refuzimin total të dhunës deri në ditën e votimit.

Java e parë mbas humbjes së zgjedhjeve është edhe më e rënda sepse është shumë e vështirë të shihet realiteti në sy. Në fakt opozita është fituesja reale e këtyre zgjedhjeve. Ajo u rikthye në sistem duke i dhënë Shqipërisë pushtetin e munguar të opozitës reale, legjitime dhe morale. Pjesa tjetër është histori që kërkon të shkohet thellë në histori për t’u kapërdirë. Sepse opozita kërkoi rezultat të ndryshëm duke përdorur të njëjtat mënyra ndeshjeje, të njëjtën filozofi politike dhe të njëjtët njerëz me të cilët humbi në 2017-ën. Kjo është thjesht e pamundur, por nuk është më e keqja. Sepse pavarësisht se Lulzim Basha, arkitekti gjenial i fitores së dytë dhe të tretë të Ramës, duhet të largohet i ndëshkuar për humbjen, ai ende mbetet zgjidhja më e mirë qoftë për demokratët, qoftë për socialistët. Me këta të fundit e ka të thjeshtë të merret vesh, kurse demokratët thjesht ndoshta duhet të presin. Edhe sepse nuk është e moralshme të qëllohet makina e funeralit në dasmën e tjetrit.

Next Post
Rama: Rindërtimi vijon njësoj dhe në vendet ku PS nuk mori shumë vota

Rama: Rindërtimi vijon njësoj dhe në vendet ku PS nuk mori shumë vota

Comments 3

  1. shqiptar says:
    5 years ago

    O Lorenc je bere me keq se ish kryetari i PPDNJ-s te viteve 2000. Mire e ka Presidenti Berisha,por dhe Fatos Nano nuk e ka keq.Je legenosur fare

    Reply
  2. Lui says:
    5 years ago

    Hahaha.., fiks o Lorenc. Nuk ka me te mire se Luli. Te pakten Luli gabon padashje. Te tjeret gabojne me dashur.

    Reply
  3. Dafa dafa says:
    5 years ago

    Mut, se mut, më mirë një karamut…
    Muti më i mirë…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In