• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Basha duhet të argumentojë me fakte ‘planin mafioz’ të ndërkombëtarëve”

by Majlinda Bregu
27/09/2017 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Majlinda Bregu

Debati i diteve te fundit per  organiken e Institucioneve te Pavarura te Vettingut eshte as me pak e as me shume, por vazhdimi i lojes te shemtuar politike me procesin kyc te Reformes ne Drejtesi.

Qe te mos keqkuptohem po e them qarte qe ne krye: Vettingu duhet, por asnje nuk e do!

Menyra se si iu qasem keto dy vitet e fundit Reformes ne Drejtesi, -kakofonia dhe mungesa e koherences ne betejen politike te PD-se me te; largimi nga Komisioni i Reformes ne Drejtesi pikerisht kur diskutohej ligji i Vetting-ut; bllokimi i votimit te Vettingut per muaj me radhe si pasoje e bojkotit te opozites; shpallja e tij nga Lulzim Basha si “projekt mafioz i nderkombetareve”; tallja e vazhdueshme e kryeministrit dhe perfitimi nga pantonima politike e opozites per ta shpallur veten, heronj te Reformes ne Drejtesi, shto ketu dhe perzgjedhjen e kandidateve qe do te kryejne Vettingun, -jane deshmia me e mire e  lehtesise se paperballueshme me te cilen eshte shoqeruar ky proces.

I njejti ajer loje ndjehet edhe sot.

Une do te isha shume dakord qe komisioneret e Vettingut te kene staf dhe page me te larte se niveli i pagave ne Shqiperi. Thene ndryshe, dakord me cdo propozim edhe pse jo racional per realitetin shqiptar, por me kusht qe ky te vendoste nje standart logjik te pakundershtueshem e mbi te gjitha te paekzagjeruar per cdo institucion te ri qe ngrihet nga ky ligj.

Sigurisht qe nese nuk do te ishte mallkuar kaq shume vettingu, edhe kandidatet do te kishin qene me te mire.

Por nuk me rrihet pa thene qe nese debate per rendesine e Vetting-ut katandiset neser me vote pro e vote kunder per nivelin e pagave e organiken e stafit, dhe kjo perkthehet si mbeshtetje politike dhe/ ose bllokim politik i Vettingut, ne thjesht kemi patur frike ta mendojme seriozisht kete pune.

Nese eshte “projekt mafioz i nderkombetareve per t’ ja lene Drejtesine Edi Rames”-neser  Lulzim Basha duhet te argumentoje me fakte, kete teze.

Mbase ne Qershor kur u votua ligji nuk e bente dot, se nuk e linte marreveshja  e Maj-it. Por neser i duhet ta beje. Ka mundesine te mbrojtjes se ligjshme te ndjesise se tij te pameshirshme per drejtesi te pakapur!

Kjo do te ishte beteje dhe jo te votosh kunder se nuk te ze vendi, meqe komisioneret e vettingut s’ do marrin 10000 euro page ne muaj!

Mund ta beje neser, si njeri qe vetem parimet e udheheqin ne jete, pa llogari buxheti dhe me ashpersi juristi.

Next Post
VIDEO/ Skrapar, policia prangos 2 persona, u kapën me 297 kg kanabis

VIDEO/ Skrapar, policia prangos 2 persona, u kapën me 297 kg kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

April 7, 2026

Mëdyshjet e BE-së ndaj Shqipërisë dhe mëdyshjet e opozitës për të qenë me BE-në

April 7, 2026
Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

April 7, 2026
Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

April 7, 2026
Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

April 7, 2026
7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

April 7, 2026
Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

April 7, 2026
Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

April 7, 2026
Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

April 7, 2026
Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In