• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha dhe Kryemadhi dorëzojnë mandatet, protestuesit shkojnë në selinë e PD

by A R
21/02/2019 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë dorëzuar mandatet e deputetëve të tyre në Kryesinë e Kuvendit.

Në dalje nga godina në fjalë, dy krerët e opozitës nuk kanë mbajtur fjalime.

Pas këtij akti, protestuesit e drejtuar nga Basha kanë kaluar nga pas Kryeministrisë për të dalë në unazë tek “ETC”.

Nuk ka një plan të qartë nëse ata do të grumbullohen në selinë e PD apo do t’i rikthehen sheshit para Parlamentit.

Kujtojmë se zyrtarisht, dorëheqjen nga mandatet nuk i kanë dhënë deputetët Myslim Murrisi, Rudina Hajdari dhe Lefter Koka.

***

Pas thirrjeve të Lulzim Bashës për të dorëzuar mandatet në Kryesinë e Kuvendit, masa e protestuesve i janë drejtuar pikërisht godinës në fjalë.

Por paralelisht në këtë godinë po zhvillohej edhe një takim mes Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit.

Basha u shpreh në fjalën e tij se Rama ndodhej jashtë Tiranës, por në fakt mediat transmetuan plane se kryeministri ndodhej pikërisht në zyrën e kryeparlamentarit.

Ndërkohë forcat e policisë janë detyruar të krijojnë një perimetër të ri sigurie në Kryesinë e Kuvendit. Lulzim Basha ka qenë i pari që ka hyrë në ambientet e Kryesisë për të dorëzuar dorëheqjet e grupit të tij parlamentar.

Më herët kryetari i PD, teksa ka mbajtur fjalën e tij në protestën që po zhvillohej para Parlamentit, i bëri thirrje policisë që mos ta lejojë Edi Ramën të dalë nga Shqipëria, pasi është i pandehuri i popullit.

Ai tha se kryeministri është një Maduro i Ballkanit dhe se Partia Demokratike nuk do të lejojë që Kushtetuta të kthehet në letër higjienike.

“Nga sot unë jam qytetari i Tiranës në krahun tuaj dhe kundër qeverisë së krimit. Ne luftojmë për vendin tonë, sytë e Europës dhe partneritetit strategjik SHBA ndodhen këtu në këtë shesh. Unë besoj te demokracia e amerikanëve dhe te shteti së drejtës” – tha Basha.

Kreu i PD u shpreh se protestuesit përfaqësojnë popullin e lirisë dhe demokracisë.

“Ne nuk pranojmë kurrë një kryeministër bandit, të kapur në flagrancë duke vjedhur vullnetin e popullit. Ka vjedhur qytetarët që nuk paguajnë dot bukën e gojës për fëmijët e tyre. Rama përfaqëson sot llumin e shoqërisë” – tha kreu i opozitës.

/a.rada

Next Post
Protestuesit hedhin tymuese në drejtim të policisë, Basha: Mos i prekni, ata janë të nënpaguar

Protestuesit hedhin tymuese në drejtim të policisë, Basha: Mos i prekni, ata janë të nënpaguar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In