• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha dhe kolltuku tresh i bashkisë

by Java News
12/06/2015 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Kanë qenë të pakta rastet kur Bashkia e Tiranës është akuzuar nga mazhoranca e sotme në të katërt vitet e qeverisjes së Bashës. Mund të ketë qenë fat i këtij të fundit, apo nuk është marrë kurrë seriozisht nga e majta, kjo është një çështje që i përket politikës, aq saç është edhe fakti se akuzat ndaj tij nisën të derdhëshin lum pak para nisjes së fushatës dhe vazhdojnë çdo ditë e më të ndryshme.

Mediat të parat kanë nisur publikimin e një sërë dokumentesh dhe shifrash të çmenduar, që nuk është zor t’i sigurosh. Mjafton të hapësh portalin e Agjencisë së Prokurimit Publik dhe të shohësh së Basha është kujtuar pikërisht 2 javë përpara se të lëvizë nga kolltuku tresh ku flinte gjumë, që të prokuronte plot 10 milionë dollarë për Ujësjellës-Kanalizimet Sh.A.

Ka qenë data 6 qershor e këtij viti kur Bashkisë i ra ndërmend burimi i Shën Mërisë. Me të njëjtin nxitim, Basha ka dhënë rreth 60 leje ndërtimi, si dhe po firmosen dita-ditës kontrata të premtuara ndaj bizneseve apo të detyruara nga dikush tjetër.

Politika shqiptare nuk duhet të ndjekë traditën se një funksionar duke u larguar nga detyra e besuar do të shpëtojë nga ‘gjynahet’ duke i marrë ato me vete apo duke i groposur. Sot, mazhoranca jo vetëm që ka nisur denoncimet publike të punëve të pabëra të kryeqytetit, por edhe ato që janë bërë keq apo shumë keq.
E gjithë fjalia se ‘Basha nuk ka bërë asgjë, as mirë e as keq’, është pjesë e retorikës së zgjedhjeve.

E sigurt është se kreu i ri i Bashkisë, kushdo qoftë nga pesë kandidatët, nuk do ta mbajë përsipër barrën e lënë nga Basha. Përveç fazës së parë të qarjeve në publik se ‘kështu ma la, e kështu e gjeta’ mund të ketë dy vazhdime të ndryshme. Mund të nisë anulimi i këtyre kontratave dhe tenderimeve (dhe në Shqipëri nuk është vështirë t’i gjesh tenderit një kleçkë), por mund edhe të bëhet një sy qorr e një vesh shurdh dhe të gjendet gjuha e përbashkët me fituesit e Bashës.

Megjithatë, përse ky nxitim i Bashës për të prokuruar çdo qindarkë të fondeve të bashkisë? Përgjigjet janë ato që i dimë të gjithë dhe as që kam ndërmend t’i përsëris pa më premtuar kryebashkiaku i ri se kolltukun tresh do ta heqë nga zyra.

Next Post

Rama: Prefekturat të hiqen ose të ndryshojnë në formë e përmbajtje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

March 10, 2026
Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

March 10, 2026
Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, çfarë ndodh me temperaturat

March 10, 2026
Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

Bankingu digjital: progres financiar apo test për tregun shqiptar?

March 10, 2026
Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

Zhvillime të reja nga lufta në Lindjen e Mesme! Putini telefonon Presidentin e Iranit, ja çfarë kërkoi

March 10, 2026
Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

March 10, 2026
Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

March 10, 2026
Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

March 10, 2026
Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

March 10, 2026
Abuzimi me çmimin e karburanteve vë në lëvizje qeverinë, ngrihet Task-Forcë për monitorimin e tregut

Abuzimi me çmimin e karburanteve vë në lëvizje qeverinë, ngrihet Task-Forcë për monitorimin e tregut

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In