• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha deputetëve të PD: Do vijojmë në çadër, por të përgatitemi dhe për zgjedhje

by Java News
27/03/2017 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike do të vijojë qëndresën e saj në çadër, duke mos u tërhequr nga kërkesa për qeveri teknike, por deputetët dhe strukturat e PD-së duhet të punojnë sikur në çdo kohë mund të zhvillohen zgjedhjet. Ky ishte mesazhi që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u përcolli anëtarëve të kryesisë dhe Grupit Parlamentar në një mbledhje të zhvilluar mbrëmjen e së dielës.

Basha ka informuar drejtuesit më të lartë të forcës së tij politike mbi takimet e zhvilluara në SHBA dhe mbështetjen e marrë nga kongresmenët e senatorët amerikanë për mbrojtjen e kauzës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kreu i PD-së, Basha, ka qenë i vetmi që ka folur në mbledhjen me dyer të mbyllura, pjesë e së cilës ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Burimet brenda mbledhjes kanë sqaruar se Basha gjatë fjalës së tij ka qenë i prerë në dhënien e mesazhit se çadra e PD-së nuk do të hiqet nga bulevardi pa largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e qeverisë teknike.

Gjithashtu, kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka kërkuar që deputetët, koordinatorët e PDsë, drejtuesit e degëve të punojnë intensivisht me strukturat në rrethe, sikur në çdo kohë mund të zhvillohen zgjedhje. Kreu i PD-së e cilësoi të pamundur hyrjen në zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër, por sipas tij procesi zgjedhor mund të zhvillohet vetëm me qeveri teknike.

QËNDRIMI

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” dy ditë më parë teksa ndodhej në SHBA, Basha sqaroi se PD-ja nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet, por nuk do të ketë proces zgjedhor pa pjesëmarrjen e opozitës.

“Nuk do të ketë bojkot, por nuk do të ketë zgjedhje të diktuara nga krimi dhe nga droga. Nuk do të zhvillohen zgjedhjet. Unë ju garantoj që zgjedhje fasadë nuk do të ketë. Nuk mund të ketë një proces demokratik, votime po, ka pasur 50 vjet votime në Shqipëri, por nuk ishin zgjedhje. Proces farsë në Shqipëri nuk mund të zhvillohet, ky është zotimi ynë”, deklaroi Basha. Krahas këtij qëndrimi, opozita vijon të jetë në çadrën e vendosur përpara Kryeministrisë në ditën e saj të 38-të.

Me një vendim të dakordësuar nga të gjitha partitë opozitare, demokratët kanë vendosur të mos regjistrohen në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Megjithatë, opozita ka vendosur të jetë e përgatitur përpara çdo skenari që do t’i duhet të përballet, duke përgatitur edhe strukturat e saj për zgjedhje.

Gjatë mbledhjes me Kryesinë dhe Grupin Parlamentar, Bashka ka sqaruar edhe pozicionin e opozitës në raport me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Kreu i Partisë Demokratike ka siguruar deputetët demokratë se nuk ka pasur asnjë komunikim dhe nuk ka arritur asnjë marrëveshje me maxhorancën për emrin e ri të Presidentit të Republikës.

ma.me

 

Next Post
Vuante nga kanceri, nëna i jep kanabis 15-vjeçarit e i shpëton jetën

Vuante nga kanceri, nëna i jep kanabis 15-vjeçarit e i shpëton jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

March 15, 2026
Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

March 15, 2026
Navigimi dhe kërkimi i vendeve/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

Navigimi dhe kërkimi i vendeve/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

March 15, 2026
Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

March 15, 2026
Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

March 15, 2026

A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?

March 15, 2026
“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

March 15, 2026
Sezoni veror 2026/ Ministri Gonxhja: Sot është afati i fundit për aplikimet e stacioneve të plazhit

Sezoni veror 2026/ Ministri Gonxhja: Sot është afati i fundit për aplikimet e stacioneve të plazhit

March 15, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën hirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën hirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

March 15, 2026
Me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë

Me skenarë sulmi dhe shpëtimi pengjesh, forcat speciale të Shqipërisë dhe Greqisë stërviten në Tiranë

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In