Nga Fatmir Merkoçi/
Dorëheqja e Lulzim Bashës nga posti i Kryetarit të PD-së, do ishte gjëja më normale. Z.Basha duhet të largohet për njëmijë e një arsye. Sot, Basha është humbësi më i keq dhe më i madh në gjithë historinë e PD-së. Por, le ta analizojmë pse duhet dorëhiqet z. Basha.
Kur bëra analizën para zgjedhjeve lokale, për fatin që po e priste PD-në dhe opozitën në tërësi, reagimi ishte pak sa inatçor. Shumëkush u tregua dhe egoist , duke shprehur hapur se, analiza ishte e stisur. Gjithsesi, unë bëra vetëm detyrën time, duke analizuar realisht veprimet dhe vizionin që po shpaloste z.Basha në atë fushatë.
Humbja e PD-së ishte një gjë e pritshme. Vetë Basha, u soll me PD-në si një pronar provincial. Ai mendoi dhe veproi, vetëm për interesat e tija personale. Z. Basha e përdori postin si të ishte Kryetar Kooperative e jo si Kryetar Partie. Ai vazhdon të sillet si një njeri i përkëdhelur. Humbjen drastike e përdor si një fitore madhështore. Ai mendon se posti që ka, jo vetëm që i takon por, dhe e ka fituar me votën e anëtarëve të partisë. Kjo është paradoksale !
Z,Basha erdhi i katapultuar në parti. Pa kurrfarë kontributi, meriteapo vlere. Ai, mori ofiqe të pa merituara. Pavarësisht nga të gjitha, ai në çdo post që mbajti, u përfol shpesh më shumë se një herë (Nuk e vërtetoj dot vërtetësinë e përfoljeve, pasi është gjykata ajo që zbardh çdo akuzë). Por, shprehjes popullore- ku ka zë s’është pa gjë, nuk mundem t’i shmangem.
Z.Basha dhe kur erdhi në krye të PD-së theksoi faktin se, do afronte të gjithë demokratët pranë partisë. Këtë thirrje e bëri në mes të sallës e cila ishte e mbushur, por jo në prani të larguarve, për të cilët fliste. Por,deri më tani, një veprim të tillë nuk e ka bërë. Një veprim të tillë z.Basha nuk mundet ta bëjë. Nëse do e bënte, vetë ai do e ndjente veten të tepërt në postet më minimale e jo më si Kryetar Partie. Basha sot e gjithë ditën përdor demagogjinë. Ai nuk ka asnjë vizion se si vihet në pushtet, apo se si duhet ta organizojë opozitën në tërësi.
Duke qenë Kryetar i PD-së, ai është i sigurt në mandatin e tij të deputetit pra, sigurimin e mbrojtjes politike.
Pse duhet të ikë
z.Basha duhet të dorëhiqet pasi, partia është rrudhur. Në fillim PD-ja ishte një parti me seli të vogël por, me një elektorat e shpresë të madhe. Sot, z.Basha ka bërë një seli të madhe por, me një elektorat të rrudhur dhe me një shpresë të vogël. Kjo rrudhje e tkurrje të elektoratit vjen si pasojë e një drejtimi të keq nga vetë z.Basha. Që nga marrja e drejtimit të PD-së, vetë z.Basha nuk arriti të dilte në nivelin e Liderit, edhe pse verbalisht, quhet Lider i Opozitës.
P.D.-ja, pas humbjes duhej të ishte e tëra në lëvizje. Jo vetëm për analizë por, dhe për të treguar se është një parti që nuk mundet të pajtohet me këtë realitet absurd. Por, njerëzit e saj, ata që mbajnë përgjegjësi, janë me pushime të tejzgjatura verore. Kjo tregon dhe seriozitetin dhe përgjegjësinë që mbajnë për humbjen fatale.
Nëse vetë Basha, do ishte më serioz në detyrën e tij.