• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha bojkoton mendimin pluralist, e jo median

by Carlo Bollino
03/09/2019 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Pasi bojkotoi parlamentin duke djegur mandatet dhe pasi bojkotoi zgjedhësit e tij dhe militantët duke sabotuar zgjedhjet e 30 qershorit, Lulzim Basha vazhdon rrugëtimin e tij drejt izolimit dhe vetëshkatërrimit duke lajmëruar se do të bojkotojë edhe mediat. Me një vendim që ka pak precedentë në historinë e një force politike institucionale, PD-ja shpërndau një urdhër të brendshëm me të cilin ndalon drejtuesit e vet të marrin pjesë në debatet e televizioneve më të rëndësishme të vendit.

Një vendim të cilin prej nje viti e zbatonte me një disiplinë staliniste ndaj ReportTV (dhe në indiferencën totale të mediave të tjera) por që tani e ka shtrirë edhe për Klan, Top Channel, Vizion Plus dhe në programin e ardhshëm të Sokol Ballës në News24 e që mund të zgjerohet e të përfshijë çdo emision tjetër informativ që do të guxonte të shprehte kritika ndaj linjës së diktuar nga Luli dhe Saliu. Në black list kanë përfunduar edhe disa portale të drejtuara nga gazetarë të mirënjohur si Mero Baze dhe Skënder Minxhozi.

Natyrisht, secili është i lirë të vetëvritet politikisht si e mendon më mirë, por zgjedhja e Lulzim Bashës është e rëndë sepse nuk i përket vetëm atij personalisht, por imponon vetëvrasjen kolektive të një force të tërë politike që ai përfaqëson, të cilës, pasi i mohoi përfaqësinë, tani ka vendosur t’i heqë dhe zërin.

Në 2004 Sali Berisha bëri dicka të ngjashme me News24 që në atë kohë drejtoja unë: televizioni ynë u fut në një black list në të cilën në realitet ishim vetëm ne dhe që parashikonte përjashtimin total të gazetarëve tanë nga cilido aktivitet i partisë, përfshi konferencat për shtyp në të cilat nuk mund të merrnim pjesë. Asnjë media atëherë nuk pati kurajon të protestonte në mbrojtjen tonë. Në 2011 Sali Berisha arriti të na e mbyllte gojën njëherë e përgjithmonë duke favorizuar blerjen e News24 (në prag të zgjedhjeve vendore) nga një botues mik i Bashës. Edhe në atë rast asnjë media nuk protestoi.

Sot Lulzim Basha zbaton të njëjtën strategji dhe varianti i vetëm i ri që futet është se gazetarët e televizioneve të black list-ës së tij personale kanë të drejtën (falë ”mirësisë” së tij) të ndjekin ngjarjet e opozitës dhe të pësojnë bashkë gazin lotësjellës të protestave të tyre, por nuk mund të bëjnë pyetje. Sepse në fund të fundit këtë ka si qëllim zgjedhja për të mos marrë pjesë në debatet e televizioneve “armike”: të shmangin përgjigjet ndaj pyetjeve. Ato pyetje të cilat Lulzim Basha dhe besnikët e tij kanë kuptuar se nuk mund t’i japin përgjigje, pasi nuk arrijnë të argumentojnë me fakte akuzat e tyre të cilat pretendojnë të pranohen kështu si bëhen, si një akt besimi gati përherë i pafaktueshëm.

Dhjetëra protestat e opozitës, konferencat e saj për shtyp të përditshme dhe çdo aktivitet tjetër që Lulit i shkon në mendje të organizojë, kanë pasur perherë një pasqyrim total në të gjitha televizionet e vendit dhe veçanërisht në ato të shpallura “armike”, gjë që cdo qytetar i vendit mund ta dëshmojë. Pjesa më e madhe e talk show janë shpesh kritikë me qeverinë dhe, edhe pse secila pjesë politike ka hapsirën për të shprehur pozicionet e veta, malli vërtetë i rrallë janë analistët e majtë, ndërsa ata pro-Basha janë me qindra; sepse të flasësh kundër Bashës apo Berishës duhet kurajo, ndërsa të sulmosh Edi Ramën është një sport që nuk mbart rreziqe. Sot familja Berisha zotëron një televizion që financon drejtpërdrejtë, ndërsa të paktën dy të tjera janë në dispozicion total të partisë. Për të mos folur për qindra portale, të cilat edhe pse me formulën e “copy-paste”, janë të gjithë të rreshtuar me opozitën. Por as kjo nuk i mjafton Lulzim Bashës, pasi në të vërtetë nuk është pluralizmi dhe liria e medias modeli që ai ëndërron.

Zgjedhja e PD-së për të bojkotuar mediat zbulon në fakt kulturën e saj të vjetër e moniste, e trashëguar direkt nga ideologjia komuniste dhe në të njëjtën kohë zbulon edhe pretendimin anakronik për të imponuar një mendim të vetëm. Basha ashtu si Berisha urrejnë kë nuk e mendon si ata, urrejnë cilindo vë në dyshim argumentimet e tyre dhe do të donin të zhduknin këdo nuk i ndjek verbërisht në propagandën e tyre. Sot, ashtu si 25 vite më parë, kur u ngjit në pushtet pa asnjë eksperiencë plulariste, PD vazhdon të tregojë përbuzjen e saj ndaj gazetarëve të pavarur, që preferon t’i etiketojë si “armiq” sepse në fjalorin e saj politikisht primitiv, nuk gjen fjalë të tjera për të përkufizuar kë, thjeshtazi, e mendon ndryshe. Për PD janë “të pavarur” vetëm militantët e saj. Basha këmbëngul ta lidhë Partinë Demokratike në fund të humnerës të së kaluarës së saj joliberale, pa kuptuar që është pikërisht kjo arsyeja që nuk arrin të dalë në sipërfaqje, por vazhdon të humbë mbështetje. Nuk është mafia që e mund PD-në, dhe as Edi Rama: PD po shkatërrohet nga vetvetja dhe nga lidershipi i saj që nuk rinovon idetë e veta, ndryshe nga pjesa tjetër e shoqërisë shqiptare që vazhdon të zhvillohet. Distanca mes kësaj force regresiste dhe pjesës tjetër të vendit që ëndërron modernizimin dhe Bashkimin Europian, do të bëhët gjithnjë e më e madhe, dhe nëse Basha nuk e kupton këtë e ka të shënuar fatin.

Pesë televizionet e vendosura nga PD në black list dhe që përbëjnë mbi 90 përqind të audiencës kombëtare, do të vazhdojnë të transmetojnë dhe të kenë shikueshmëri edhe pa zërin e Partisë Demokratike. Eshtë naive të besosh, siç pretendon Lul Basha, që në këtë mënyrë “diskretitojmë deri në fund diktaturën e krijuar nga Edi Rama”, sepse mungesa e PD-së në studiot televizive do të zëvendësohet me zëra të tjerë të opozitës, pluralizmi i ideve do të garantohet dhe në fund të fundit në këtë rrugëtim vetëvrasës Basha dhe partia e tij do të përfundojnë të jenë thjeshtë inekzistentë.

Partia Demokratike akuzon Edi Ramën se “ka blerë” mediat, por nëse do të ishte kështu do të ishin mediat “e blera” që nuk do t’i jepnin hapsirë PD-së: ndërsa në të vërtetë, paradoksi që zbulon gënjeshtrën është fakti se ndodh e kundërta pse është PD që refuzon intervista dhe debatet dhe vendos të bojkotojë televizionet, tamam si bëri me parlamentin më parë dhe pastaj me zgjedhjet. Eshtë reagimi fëmijënor që mund të presim nga një vogëlush që i lodhur nga humbjet, shpon topin që ka në dorë duke qarë e bërtitur: “Nuk luaj më”.

Pra, të ndalojmë botën, se Basha dëshiron të zbresë.

Next Post
Dokumentet/ Autogoli i PD-së me provat që vetë i publikoi për Zyrën e Punës në Shkodër

PD apelon dhe jep alarmin: Mungon ilaçi për rezonancën magnetike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

December 11, 2025
“Europa po mpreh shpatat për luftë”, Lavrov: Asnjë dallim me amerikanët, Trump do paqen

“Europa po mpreh shpatat për luftë”, Lavrov: Asnjë dallim me amerikanët, Trump do paqen

December 11, 2025
“Mandarinat e Konispolit nuk janë me pesticide, sulm i orkestruar mediatik”/ Bido: Të prekurit  nga përmbytjet do dëmshpërblehen

“PD keq në histori, tmerr në matematikë, skandal në qeveri dhe beter në opozitë”

December 11, 2025
Masat e sigurisë dhe afatet e paraburgimit| Musabelliu tregon deri ku mund të ndërhyjë ose jo kreu i SPAK-ut

Masat e sigurisë dhe afatet e paraburgimit| Musabelliu tregon deri ku mund të ndërhyjë ose jo kreu i SPAK-ut

December 11, 2025
Shabani, në mesin e kandidatëve për AP, Korreshi: Hodhëm firmat për shokët!

Shabani, në mesin e kandidatëve për AP, Korreshi: Hodhëm firmat për shokët!

December 11, 2025
“Fëmijët vetëm qanin”, zjarrfikësi tregon ngjarjen ku apartamenti në Astir u përfshi nga flakët

“Fëmijët vetëm qanin”, zjarrfikësi tregon ngjarjen ku apartamenti në Astir u përfshi nga flakët

December 11, 2025
AfD mbështet ringjalljen nacionaliste në Evropë pas paralajmërimeve amerikane

AfD mbështet ringjalljen nacionaliste në Evropë pas paralajmërimeve amerikane

December 11, 2025
Kush ishte më i mirë si drejtues, Kraja apo Dumani? Si përgjigjet Musabelliu

Kush ishte më i mirë si drejtues, Kraja apo Dumani? Si përgjigjet Musabelliu

December 11, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Anketa/ KF Tirana dhe AC Milan, klubet më të përkrahura nga tiranasit: I pari po i zhgënjen…

December 11, 2025
Buxheti 2026 / 46 amendamente nga PD, dy nga Erion Braçe

Buxheti 2026 / 46 amendamente nga PD, dy nga Erion Braçe

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In