• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Beteja për Kushtetutën, protesta deri në largimin e Ramës

by Java News
27/12/2017 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha i ftoi shqiptarët të bashkohen me protestat e opozitës për t’i dhënë fund sundimit mafioz të Edi Ramës, i cili ka për qëllim të përdorë çdo mjet për të ruajtur pushtetin dhe pasurimin personal, kundër interesit të shumicës së shqiptarëve. Kryetari i Partisë Demokratike e kishte bashkimin me shqiptarët lejtmotiv të turit të takimeve me qytetarët, tur të cilin e nisi nga Tirana.

“Kjo situatë është e paqëndrueshme. Kjo nuk mund të zgjasë më. Politikisht, ky do të jetë viti i fundit i zullumit, Edi Rama dhe banda e tij e kanë vulosur fatin e tyre. Përballje totale në të gjitha frontet dhe protestë pa pushim deri në largimin dhe mundjen përfundimtare të së keqes.”- tha Basha.

Lulzim Basha shprehu bindjen se vetëm largimi i Edi Ramës është zgjidhja që vendi të dalë nga kriza politike, ekonomike dhe morale. Ai solli si argument marrëveshjen e imponuar para zgjedhjeve të qershorit.

“Ajo tregoi para shqiptarëve që zgjidhja hibride nuk funksionon. Që pa larguar shkaktarin e kësaj të keqe, nuk do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.”- u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike.

Lulzim Basha e zhvilloi takimin e Tiranës në zonën e Kombinatit, prej nga kishte një paralajmërim për Saimir Tahirin dhe Edi Ramën.

“Nuk ka prokuror të përkohshëm, nuk ka prokuror pa veting, nuk ka prokuror politik që shpëton Sajmir Tahirin nga drejtësia. Mbajeni mend, shënojeni dhe ndajeni këtë lajm, këtu, në zonën e tij elektorale me çdo qytetar. Sajmir Tahiri, nuk do t’i shpëtojë drejtësisë, sikundër fati i shefit të tij politik është i vulosur”.-tha Basha.

Kreu i Partisë Demokratike tha se beteja e nisur nga opozita në mbrojtje të demokracisë dhe interesit të shqiptarëve, është një betejë e shumicës së ndershme kundër pakicës se korruptuar dhe të kriminalizuar.

“Këta janë një pakicë absolute, që u bënë milionerë me paratë e drogës, që u bënë milionerë me konçesionet korruptive. Shqiptarët nuk kanë përfituar nga kjo. Një pakicë absolute që hanë e pinë nga mëngjesi deri në darkë me krimin dhe drogën. Shumica e shqiptarëve janë të ndershëm. Ne përfaqësojmë këtë shumicë absolute. Le ta thërrasim, le ta bashkojmë, le ta përballim, le ta përmbysim pakicën që i ka marrë frymën vendit.”-u shpreh Basha.

Apeli i Lulzim Bashës për shqiptarët është të mos pajtohen me të keqen.

“Beteja për Kushtetutën është betejë për demokracinë, është betejë për drejtësinë, është betejë për ekonominë dhe ajo sapo ka nisur e ne do ta çojmë deri në fund.”-u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike.

Next Post
Dhimbja e muskujve, sëmundjet e gojës… dobia e portokalleve për shëndetin

Mbaron prodhimi vendas, rriten me 40% çmimet e agrumeve në prag fundviti

Comments 1

  1. Alniku says:
    8 years ago

    Fatkeqësia e opozitës është se nuk ka një vizion por vetëm kundërshtim dhe demostrata dhe ku ta dijë unë duan thjeshtë ta marrin Qeverinë me dhunë dhe jo me ide e vizion por këta trutharë mendojnë se populli është dele dhe si të thonë këta fo veprojnë por do jetë zhgënjim i rrallës deri në shpërbërjen e PDsë dhe mos të jemi kaq naivë se këtë e ka deklaruar vet Salioviçi në emisionin Opinion.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Na merrni floririn, por jo hebrenjtë”/ Rama në Knesset: Të tradhtosh mikun është krimi më i pafalshëm

“Na merrni floririn, por jo hebrenjtë”/ Rama në Knesset: Të tradhtosh mikun është krimi më i pafalshëm

January 26, 2026
Rama: Shqipëria, vendi që strehoi më shumë hebrenj! Në Bordin e Paqes për stabilitet në Gaza

Rama: Shqipëria, vendi që strehoi më shumë hebrenj! Në Bordin e Paqes për stabilitet në Gaza

January 26, 2026
‘Hamasi të çarmatoset’, Rama në parlamentin izraelit: Tunelet e torturës në Gaza, të ruhen si dëshmi paqeje

‘Hamasi të çarmatoset’, Rama në parlamentin izraelit: Tunelet e torturës në Gaza, të ruhen si dëshmi paqeje

January 26, 2026
Java e fundit e janarit nën ndikimin e fortë të yjeve, paralajmërimi i astrologes

Java e fundit e janarit nën ndikimin e fortë të yjeve, paralajmërimi i astrologes

January 26, 2026
LIVE-“Jam i dyti pas Trump që mbaj fjalim këtu!”/ Rama në parlamentin izraelit: Falenderime të përzemërta për fjalët që keni shprehur ndaj Shqipërisë

LIVE-“Jam i dyti pas Trump që mbaj fjalim këtu!”/ Rama në parlamentin izraelit: Falenderime të përzemërta për fjalët që keni shprehur ndaj Shqipërisë

January 26, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

January 26, 2026
Sali Berisha shkon privatisht në Strasburg dhe i zë vendin Albana Vokshit në Asamblenë e KiE (DOKUMENTI)

Sali Berisha shkon privatisht në Strasburg dhe i zë vendin Albana Vokshit në Asamblenë e KiE (DOKUMENTI)

January 26, 2026
“Shkrirja” e Kadastrës së Vlorës, 55 punonjës firmosin peticion kundër vendimit

“Shkrirja” e Kadastrës së Vlorës, 55 punonjës firmosin peticion kundër vendimit

January 26, 2026
Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

Merr fund arratia/ Plagosi me thikë vajzën, arrestohet babai i 24-vjeçares. Nga ngjarja..

January 26, 2026
VIDEO-Kryeministri Rama në Knesset, pritje zyrtare nga kryeparlamentari i Izraelit, Ohana

VIDEO-Kryeministri Rama në Knesset, pritje zyrtare nga kryeparlamentari i Izraelit, Ohana

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In