• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Basha-Berisha drejt gjykatave, fundi i ëndrrës së Foltores?!

by Skënder Minxhozi
20/12/2021 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Të dyja palët i mbajtën kongreset e tyre. I thanë ç’kishin për të thënë u gjuajtën me baltë, fyen njëri-tjetrin, u akuzuan me fjalët më të rënda. Sfiduesit, përkrahësit e Sali Berishës, i hodhën në fushën e lojës të gjitha bateritë e municioneve që kishin nëper xhepa. Luli ndërroi bravat dhe u mbyll në zyrën e tij në pritje që tërmeti të kalonte. Në fund të dyja palët nxorrën produktin e votuar në kongreset respektive dhe e çuan në dyert e gjykatës. Këtu duket se muzika ndryshon kryekëput.

Formalisht kemi tashmë dy panele që ndahen në gjithçka, por që bashkohen në një pikë: kanë rënë dakord që sherrin ta zgjidhin me procedurë. Jo me revolucion, siç thotë Doktori, as me shpërfillje dhe ndërrim bravash siç vepron Lulzim Basha. Do të jetë gjykata që do të ndajë shapin nga sheqeri, sepse do të jetë ajo që do të regjistrojë njërin variant. Me shume gjase ate te Bashes pasi s’ka arsye te mos e beje kete gje.

Gjyqtari që ishte caktuar për këtë detyrë të vështirë u tërhoq. Mediat thanë se ishte një përkrahës i vjetër i Berishës, me një deklaratë pasurie impresionuese dhe në pritje të kalimit të procesit të Vetingut. Të gjitha këto janë shenja që të bëjnë të mendosh se PD zyrtare, ajo e Lulzim Bashës, ka më shumë gjasa të marrë një përgjigje pozitive ne kete perballje me Berishen ne gjykate.

Deri këtu do të kemi një dualizëm që tani e duan të dyja palët, secila për interesin e vet. Basha kërkon të ruajë stemën dhe selinë, duke shpërfillur faktin se i kanë ikur një tabor i madh zyrtarësh të nivelit të mesëm dhe të ulët, por edhe shumë mijëra vota demokratësh të thjeshtë, që vërshuan në Stadium në 11 dhjetor e më pas në referendumin “artizanal” të një jave më pas. Lulzim Basha po kërkon të blejë kohë, me shpresën se cunami i Berishës do të vijë duke u fashitur dhe se vendimet e gjykatave do ta shtyjnë fraksionin e Foltores që të vihet para dilemës së vështirë të ndërtimit të një shtëpie të re politike. Duke shënuar kështu largimin formal të Sali Berishës nga partia që drejtoi që nga viti i largët 1991.

Tek dyert e gjykatës i ka sytë edhe vetë Berisha. Aq e vërtetë është kjo, saqë ai dhe përkrahësit e tij erdhën në oborrin e PD të shtunën në mbrëmje, i hipën edhe makinave dhe hodhën parulla kundër Bashës, por refuzuan të hyjnë brenda. Duket qartë se Berisha frenoi në dyert e selisë pasi e di mirë që një mësymje tjetër si ajo e disa ditëve më parë, mund ta dëmtojë kauzën juridike që ka ngritur. Teksa mediat prisnin të gjitha brenda godinës, ai i mbajti frenat “gozhdë” në dyert e selisë, duke dhënë mesazhin se dëshëron të presë. Çfarë tjetër, përveçse një vendimi të gjykatës për statutet?!

Futja e krizës së brendshme të PD në hullinë procedurale, është në parim oguri më i mirë për Lulzim Bashën dhe të vetët. Sepse ata e dinë që çdo peshim i ftohtë i proceseve paralele mes tij dhe Foltores në një tryezë gjykate, ka më shumë gjasa ta nxjerrë atë fitues, sesa palën tjetër. Gjithçka mund të ndodhë, por nëse kjo tezë konfirmohet dhe nëse Luli merr në dorë një copë vendimi gjykate ku thuhet se ka ai të drejtë, e jo Sali Berisha, atëhere mësymja e pezmatuar e atyre që duan ta nxjerrin me shkelma nga selia shkon drejt fashitjes dhe zhdukjes.

Nëse ky variant do të fitojë atëhere Sali Berisha duhet t’i thotë praktikisht ‘lamtumirë’ ëndrrës për të marrë kreun e Partisë Demokratike. Ndonëse ky është një shtet i dobët, i korruptuar dhe i nëpërkëmbur plot herë në këto 30 vite, në fund fare, kur tallazet e sherret ja lenë vendin paqes formale dhe jetës së përditshme, ato që fitojnë janë vulat dhe shkresat me kokë. Ky parim universal i shoqërive që pushtetin, pronën e përgjithësisht marrëdhëniet shoqërore i ndërtojnë e i ndajnë me gjykata e ligje, e jo me revolucione, vlen edhe tek ne.

Në qoftë kështu, PD do të përballet me realitetin e hidhur të ndarjes në dy parti, njëra me seli dhe vulë por me elektorat të pakësuar ndjeshëm, tjetra me përkrahje të gjerë tek populli opozitar, por pa grada e spaleta. Ndoshta Berishës nuk i vjen keq edhe nga një fund i tillë i përplasjes me ish-nxënësin. Fundja ai do një strehë politike ku të jetë i parë dhe ku të mbështetet në luftën e gjatë që ka nisur me Amerikën, më shumë sesa një parti ku e kanë ngrirë dhe ku i tundin nga mëngjesi në darkë vendimin amerikan për ta shpallur non grata.

Next Post
“Vini këtu e përmendni Foltoren tonë atje”/ Duma ‘shpërthen’ në Kuvend: Dëgjoj disa ministra kukulla që…

"Vini këtu e përmendni Foltoren tonë atje"/ Duma 'shpërthen' në Kuvend: Dëgjoj disa ministra kukulla që…

Comments 1

  1. Katarakti says:
    4 years ago

    Mendoj qe gjithkush i ben nje analize te cunguar ceshtejes Berisha -Basha kur shkeputet nga biografia e spiunit dhe aleances se kllases puntore me fshatarsin qe solli ne qytet njerez me inteligjence te ulet te pazhvilluar fshatare te zonave te thella qe u bene me vone dhendure te nomeklatures se larte komuniste dhe sollen ne jeten tone grupashet,taboret,tribute,mentalitetin myslyman te rrezikshem per ate kohe sepse e shpinte Shqiperine ne Azine e vogel per nga menyra e jeteses,thone qe Saliu akoma ha duke perdorur duart dhe jo pirun,luge apo thike dhe patjeter menyren e mendimit dhe maredheniet me jeten,njerezit apo sistemin! Malesori eshte besnik dhe behet gjithmone me ate qe mendon se eshte me i forti! Keshtu shume prej tyre u bene spiune te tyre,serbeve, me deshire se po bejne nje aleat te maadh! Pra qe te kuptojme ndodhine duhet te mendojme te kaluaren e tyre si Saliu! Atehere do te kuptojme cfare po ndodh! Eshte filozofija e udheheqesit dhe mohimit!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In