• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha, Berisha dhe PD në mes, kë do të shpëtojë Amerika?

by A R
27/09/2021 08:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fernada Cenko

Në politikën tonë miku bëhet armik dhe armiku mik, kur dikush prek interesat personale të dikujt. Dikur miq politik, qofshin edhe “idealesh partiake” dhe sot janë në beteja të përditshme në një konflikt të ashpër që nuk do përfundojë me marrëveshje paqeje. Ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hapur “luftë” me kreun aktual Lulzim Basha. Berisha që e ka mprehur shpatën me “helm inati”, sa herë hap krahun lëshon edhe klithje morali, statuti, demokracie brenda partisë, apo parime ideale që kishte tetë vite që nuk i përdorte. Basha nga ana tjetër shpreh një qetësi olimpike sikur vërtetë sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken që shpalli Berishën “Non grata” bashkë me familjen, fle në ndërgjegjen e tij gjithë kohës. Basha e largoi Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së duke shprehur një ndjesë të gjatë, mërzi dhe dashuri për atin, me shpresën se do e falte të birin. Kjo nuk ndodhi dhe tashmë at e bir po ndajnë sinoret, jo më të vetat personale, por mbi partinë që po e “shqyejnë” si mall pa zot. Basha duket në këtë betejë i rrethuar nga të gjithë anët, por me një shteg të lirë për të shpëtuar kur të jetë më në vështirësi.

Atë shteg deri tani ia ka siguruar Uashingtoni, po më vonë? Nga njëra anë Berisha me një pjesë të mirë të anëtarësisë që kërkojnë largimin e tij dhe në anën tjetër edhe disa zëra kundër brenda kupolës. Basha deri dy ditë më parë shihte vetëm “humbje”, por situata mund të ndryshojë, shtegu iu zgjerua, pa bërë vetë asnjë përpjekje.

Ambasadorja Yuri Kim mbërriti nga Uashingtoni dhe ndalesën e parë nuk e bëri në ambasadë, por drejt e në zyrën e Bashës. Kim dha një deklaratë të fortë, ku u nënkuptua se dosja Berisha është e kopsitur dhe pritet që Berisha të përballet. “I thashë kryetarit Basha se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për të punuar akoma më ngushtë me Partinë Demokratike. Ashtu si të gjithë e dinë, qeveria e Shteteve të Bashkuara ka pasur gjithnjë një marrëdhënie të fortë, të veçantë me Partinë Demokratike që prej fillimit. Ne ishim pranë Partisë Demokratike kur ajo mori pushtetin për herë të parë dhe shpresojmë që të kemi mundësi të festojmë prapë kur ajo të marrë pushtetin sërish”, tha Kim pas takimit me Bashën. Po a mjafton vetëm një Bashë që gjithnjë pret ta “shpëtojnë” të tjerët? Dikur e shpëtonte Berisha dhe sot po shpreson që Amerika të shpëtojë nga Berisha.

fjala.al

Next Post
Ironia e Kreshnik Spahiut me opozitën: Këta meritojnë t’i lësh në dorë të Tires për 100 vjet

Kreshnik Spahiu jep lajmin: Kjo është e para deputete shqiptare në Bundestag

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In