• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha, Beqja e Brexit, pak Evropë në ditën e Britanisë

by Lorenc Vangjeli
25/06/2016 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Në shah quhet remi. Në jurisprudencë quhet vendim gjyqësor që i ndan palët “barazim”. Në logjikë quhet ose  noterizim i shpifjes dhe fyerjes, ose legalizim i grabitjes dhe korrupsionit. Në politikë, në Tiranë, quhet një akt normal, nga ata që në mënyrë proverbiale, këtu e dhjetë vjet më parë, Doktor Berisha i ka cilësuar fjalë fushate elektorale. Domethënë, shkëmbimi i akuzave mes politikanëve, me prova e pa prova, me të vërteta dhe gënjeshtra, me plumb dhe shumë plumba, janë të justifikuara për shkak të qenies në politikë dhe janë të aministuara për shkak të bërjes politikë. Sipas modelit shqiptar. Më saktë, sipas modelit fatkeq shqiptar të të bërit politikë me mjetet dhe mekanizmat e zakonshme të baltës që prodhohet nga gjithkush, që shpërndahet gjithëkund dhe që hidhet mbi gjithkënd.

Vendimi i gjykatës së Tiranë, në të njëjtën ditë që Evropa u gdhi pa Britaninë e Madhe, tregoi se Shqipëria është ende shumë pak Evropë.

Prokuroria e kryeqytetit më herët dhe gjykata më pas, konsideruan të mbyllur të premten, të paktën përkohësisht, bastin mes kryetarit të opozitës dhe ministrit të shëndetësisë. Një bast që ka nisur në shkurt të këtij viti, kur Ilir Beqja paditi për fyerje dhe shpifje Lulzim Bashën. Dhe që nuk do të bitisë edhe mbasi të kapërcejë më tej në dy hallkat e tjera të gjyqësorit shqiptar, në apel dhe gjykatën e lartë, me ritmet me të cilat drejtësia shqiptare është mësuar të japë drejtësi.

Pretendimet e palëve janë të thjeshta dhe të kundërta, siç janë zakonisht skajet e bastit.

Basha mendon se Rama dhe Beqja “…janë hajdutë dhe se llogaria e ministrit të shëndetësisë ka shkuar në 31 milionë euro tendera”.

Beqja kërkon gjykimin dhe dënimin penal të “…shtetasit Lulzim Basha për kryerjen e veprave penale të fyerjes dhe të shpifjes të kryera botërisht”.

Gjykata thotë se kryetari i opozitës bën politikë.

Gjykata thotë se Beqja nuk ka faj, por duhet të durojë çfarë i thonë sepse është në politikë.

Basha pafajësinë e tij që i dha gjykata e konsideron si legalizim të deklaratave të tij kundër dyshes Rama-Beqja.

Beqja premton se do të vazhdojë ta ndjekë këtë çështje edhe më tej i bindur se shpifja e Bashës e ka fyer rëndë atë dhe shumicën të cilës i përket.

Të dy së bashku në mënyrën e tyre të ndryshme, po vazhdojnë të bëjnë politikë, sipas ritmit tashmë të njohur në Tiranë: ndarjen gjithmonë e më larg të palëve në mendime, gjykime dhe reagime. Në të gjitha rrethanat e tjera, pavarësisht këtij vendimi dhe të tjerëve të ngjashëm apo të ndryshëm në të nesërmen, mbi 90 për qind e shqiptarëve do të jenë skeptikë për drejtësinë e tij. Ata do të besojnë se gjyqtarët kanë vendosur nën presion politik apo se e kanë shitur vendimin për favore politike.

Në fakt ka disa të vërteta të tjera përtej këtij gjykimi legal, të cilat dalin jashtë thelbit formal të bastit juridik dhe shërbejnë për të kuptuar më mirë të sotmen e sistemit politik, juridik apo dhe vetë rendit si funksionojnë gjërat në shoqërinë shqiptare.

Ato nisin me faktin se tashmë përfundimisht, për shkak të premtimit më të bujshëm të ish-opozitës së djeshme për shëndetësinë falas, ky sektor drithërues i jetës në vend, është më shumë se kurrë në vëmendjen e publikut. Se për këtë shkak, reformat në këtë fushë, janë vënë më shumë se kurrë nën projektorë. Se janë dëmtuar dhe çmontuar struktura të tëra të abuzimit me medikamentet. Dhe se një kastë që përbën zinxhirin mjek, farmaci, shërbim shtetëror, është trazuar dhe nuk ka paqe.

Sfida për shëndetësinë që Rilindja e djeshme premtoi se do ta fitonte, ishte realisht më e vështira e mundshme. Më shumë truk e lodër fjalësh, më shumë shpenzim i përbashkët i shoqërisë për individin kur të ketë nevojë, “shëndetësia falas” është një mënyrë gjykimi që ndan tashmë të majtën nga e djathta. Si filozofi dhe si mënyrë konkrete zbatimi. Ajo është dhe një sfidë gjithëherët e vështirë për të qenë e fituar pa asnjë mëdyshje. Sepse në të gjitha rastet, absolutisht në të gjitha rastet, beteja për jetën dhe shëndetin në epilog të saj, fitohet nga vdekja dhe ky fakt le gjithkënd të mllefosur me mjekësinë. Problemi është sesa beteja mund të fitohen për jetën përpara asaj beteje finale, çfarë cilësie jete afrohet dhe sa parandalohet dëmtimi i cilësisë së saj qoftë nga padija, qoftë nga mungesa e shërbimit të duhur. Nuk ka pikën e rëndësisë nëse çmimet e ilaçeve janë ulur dhe se me të njëjtën sasi lekësh blihen më shumë ilaçe se më parë. Nuk ka pikën e rëndësisë që furnizimi i spitaleve është i përmirësuar. Nuk vlen pothuaj asgjë që janë blerë dhe vënë në funksionim pajisje të reja apo dhe se fundja kirurgët nuk do të operojnë më me instrumenta të viteve 70-të. Të gjitha këto janë pjesë e realitetit që afron përditë Edi Rama e Ilir Beqja. Të gjitha këto fatmirësisht quhen thjesht dhe vetëm shërbim dhe harrohen në çastin e parë cinik kur në një moment të caktuar mungojnë medikamentet e shtrenjta për kimioterapi, kur diku gjetkë vihet një diagnozë e gabuar, kur në telefonin e të afërimit të pacientit të vdekur vjen një sms e programuar të kërkojë transparencë dhe kur dyshimet helmojnë drejtësinë e tenderave apo koncesioneve të dhëna.

Në të kundërt, falë Lulzim Bashës, teprimeve të zakonshme të stilit të të bërit opozitë në Tiranë me baltë në bllok, falë kostos vetjake, njerëzore dhe politike që Beqja po paguan ditë mbas dite, falë bastit mes kryetarit të opozitës dhe ministrit të shëndetësisë, debate të tilla janë pronë e publikut. Steka është ngritur në një lartësi nga ku nuk mund të ulet më. Shëndetësia nesër, cilado qoftë ngjyra në qeverisje, nuk do të jetë karrigia e fundit në tryezën ovale të qeverisë. Qoftë dhe vetëm për këtë, vlen të konsiderohet se kjo është arsyeja që shpjegon se të këqiat nuk vijnë vetëm për të bërë keq. Qoftë dhe për këtë arsye, vendimi i gjykatës së Tiranës, në të njëjtën ditë që Evropa u gdhi pa Britaninë e Madhe, tregoi se Shqipëria është ende shumë pak Evropë.

Next Post

EURO 2016/ Sonte luhen tri sfida emocionuese

Comments 1

  1. Krist says:
    10 years ago

    Sa here lexoj shkrimet e tua Llorenc,me shkon mendja:Ky eshte i pershtatshem ndofta per skenare skecesh humoristike,bile edhe me i pershtatshem per ne portokalline e Top-it

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump, një video e rreme dhe 10 bashkëpunëtorë të mundshëm! Çfarë zbulojnë dokumentet e reja të Epstein

Trump, një video e rreme dhe 10 bashkëpunëtorë të mundshëm! Çfarë zbulojnë dokumentet e reja të Epstein

December 24, 2025
U dënua me 8 ndeshje pa tifozë, drejtuesit e Flamurtarit bojkotojnë ndeshjen në Shkodër

U dënua me 8 ndeshje pa tifozë, drejtuesit e Flamurtarit bojkotojnë ndeshjen në Shkodër

December 24, 2025
Vjen dërgesa e parë, Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin

Vjen dërgesa e parë, Shqipëria pajiset me sistemet raketore Javelin

December 24, 2025
Policia i konfiskon 140 mln lekë 66-vjeçarit nga Fieri, dyshohet se janë produkt i trafikut të drogës (Detajet)

Marrëveshja me tatimet për Paqen Fiskale, nga janari 2026 kërkesa do dorëzohet në e-Tax

December 24, 2025
Papa kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje: I trishtuar që Rusia nuk e pranoi

Papa kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje: I trishtuar që Rusia nuk e pranoi

December 24, 2025
Lorenc Vangjeli: Ardhja e LaCivita-s në krye të fushatës së PD, e bën garën të drejtë 

Vangjeli: 2025, vit ndëshkimi, ende jo drejtësie, jemi larg

December 24, 2025
Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Historik: Një thesar i rëndësishëm i turizmit kulturor

Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Historik: Një thesar i rëndësishëm i turizmit kulturor

December 24, 2025
Dhuna ndaj Mëngjesit, reagon Dhoma e Avokatisë: Sulmi i inkurajuar nga denigrimi i figurës së avokatit

Avokati i Ergys Agasit, Haxhia: SPAK nuk ka prova, klienti im nuk është larguar

December 24, 2025
“Jemi SPAK-u, hyr në makinë”, si u rrëmbye biznesmeni Gerond Meçe (Dëshmia)

“Jemi SPAK-u, hyr në makinë”, si u rrëmbye biznesmeni Gerond Meçe (Dëshmia)

December 24, 2025
“Veprim i tmerrshëm”, Trump: Clinton është i sjellshëm, nuk ka lidhje me Epstein

“Veprim i tmerrshëm”, Trump: Clinton është i sjellshëm, nuk ka lidhje me Epstein

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com