Kreu i PD ka reaguar për herë të parë, 8 orë pasi ka nisur aksioni i IKMT tek Unaza e Re.
Nga spitali i Traumës, ku vizitoi nga afër 7 banorët që ngelën të plagosur pas përplasjes me policinë tek Astiri, Lulzim Basha paralajmëron kryeministrin Edi Rama.
Në një deklaratë për mediat, kryetari i PD-së tha se të gjithë përgjegjësit për dhunën e ushtruar sot ndaj banorëve të Unazës do të përballen me ligjin, duke nisur nga kryeministri Rama deri tek kryebashkiaku Erion Veliaj.
Ditën e sotme, vetë banorët e “Astirit” e akuzuan opozitën se i braktisi. Kjo e fundit është justifikuar duke premtuar dëmshpërblime të majme nëse merr pushtetin.
/javanews/a.r