• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha me banorët e Gruemirës: Kredia s’është zgjidhje për fermerët, por subvencionet

by Java News
28/10/2016 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me fermerë të Gruemirës në Malësi të Madhe. Fermerët, të cilët merren kryesisht me kultivimin e sherebelës, thanë se prej tre vitesh nuk kanë marrë asnjë lek subvencionim. Sipas PD, banorët janë ankuar se “Vendin e sherebelës e ka zënë hashashi, dhe çmimi i kulturave bujqësore sa vjen e ulet duke mos mbuluar as kostot”.

“Propozimi i kryeministrit për të marrë kredi është tallje, thanë fermerët, pasi sipas tyre është e pamundur të paguajnë këstet mujore”, thuhet në njoftimin e PD.

ANKESAT E BANOREVE

Banor: Një fermer, a më kupton ti, që mjel një lopë te shpija po të mos shkojë të paguajë 60 mijë lekë të marrë një numër NIPT-i, s’mundet me ua shit baxhove qumështin. Vijnë e subvencionohen tre vetë që kanë mbledh sherebelën e tanë Malësisë së Madhe, e marrin 150 mijë dollarë e nuk jepet asnjë lek një fermeri. Inshalla kena Zotin me veti e ja then qafën një herë e përgjithmonë!

Banor:
Tri vjet tuj na rrejt në tana format; do uli energjinë elektrike, nga ana tjetër e çon 25 lekë/kilovat energjisë elektrike.

Banor: S’kena as tokë, as nuk mund të mbajmë lopë. Puna është mbyll komplet. Me ça të jetojmë na? Shkoj me marrë një certifikatë, unë s’kam tokë, e më thotë: “Ke me pagu 5 mijë lekë/dynym”.

Basha: A keni takat ju me marrë kredi? Me çfarë do ta lani ju interesin e kredisë, në kushtet kur bujqësia jo vetëm është në vend numëro por po bën hapa mbrapa?! Është zgjidhje kredia pasi e ke rrënuar tre vjet fshatin ? S’ke bërë asnjë investim, asnjë kilometër rrugë, asnjë metër rrugë nuk ke shtru. A ishte ky që thoshte : “Do të shtroj rrugët në çdo parcelë”. Ndërkohë që një metër rrugë rurale nuk e ka shtruar. A ishte ky që thoshte do të sjellë ujin, do të bëjë vaditjen, do të bëj kullimin, një vepër nuk ka fillu. A ishte ky që tha se do të shumëfishonte subvencionet për fermerët, me buxhet i ka përgjysmuar dhe ai përgjysmim që ka bërë me buxhet edhe ai nuk vjen tek fermerët, se e marrin një grusht njerëzish për grumbullim. Zgjidhja për fshatin, zgjidhja për fermat, zgjidhja për fermerët është subvencioni. Nuk ka zgjidhje tjetër, se përndryshe nuk e bënte Europa. Subvencionet në vitin tonë të parë do të jetë 100 milionë euro dhe nuk do të shkojnë tek grumbulluesit, do të shkojë drejtpërdrejtë tek fermeri, pa NIPT, pa burokraci. E vetmja gjë që do të matet do të jetë është prodhimi, kaq prodhim ke kaq subvencion meriton, do të marrësh subvencionin.”

Në dëgjesat dhe bashkëbisedimin me drejtues të strukturave të PD në Malësi të Madhe, Basha përcolli mesazhin e bashkimit.

“Në qoftë se dikush mungon dhe i thotë vetes demokrat, që është gati për të ndarë kontributin e tij apo të saj, është detyra jonë ta thërrasim e ti themi që të kemi pritur. E djeshmja është e djeshmja, ajo çfarë ka rëndësi është e sotmja dhe e nesërmja. Në këtë betejë nuk mund, nuk duhet e nuk do të mungojë asnjë demokrat, asnjë burrë apo grua që kërkon largimin e Edi Ramës, ata do të jenë pjesë e kësaj familje, ata do të gjejnë hapësirën e tyre në këtë familje. Askush nuk duhet të ndihet as i paragjykuar, as i mënjanuar, as i përjashtuar”.

ma.me

Next Post
Rivalitet? Ronaldo thotë se lojtari që admiron më tepër është Messi

Rivalitet? Ronaldo thotë se lojtari që admiron më tepër është Messi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In