• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Basha atë natë i është hapur Ramës”, çfarë u fol tek për tek në marrëveshjen e 17 Majit?

by A R
10/10/2018 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E di Artist, keq puna! Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh. E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy” – ishte një prej statuseve të Ramës në rrjete lëshuar së fundi në adresë të Bashës, ku ia vlen të veçohet fraza që e mbyll atë – “..mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy”.

Çfarë është ajo pjesë që e dijnë të dy? Nga buron cilësimi “artist” i Ramës për Bashën dhe pse kryeministri herë-herës, që pas paktit të tyre të 17 majit 2017-të, ku kaluan një mesnatë tek për tek, nxjerr në pah detaje nga personaliteti i kryedemokratit?

Pas asaj nate, kur në mënyrë të beftë, pa asnjë mundësi parashkimi, Rama e Basha do dilnin “vëllazërisht” para mediave me një pakt, diçka që vinte pas një situate ekstreme tensioni politik provokuar nga “çadra demokrate”, natyrshëm pati një zbutje e një ndryshim gjuhe të nesërmen, gjithsesi me një diferencë. Ndërsa Basha u përqëndrua sa tek një vizion qeverisës – gjithsesi anemik – e sa tek denoncimi i LSI-së, Rama ofronte dhe të dhëna mbi personalitetin e Bashës, ku herë përdorte cilësimin përkëdhelës “artist” – dhe kjo pa patur asnjë lidhje me botën e artit – e herë duke vënë në dukje dembelllëkun e tij, por shoqëruar me komplimentin si “çun i mirë”. Të gjitha këto, me dëshirën e shprehur nga Rama për të vijuar një bashkëpunim mes tyre në kushte të reja, pas njohjes “nga afër”.

Por çfarë ndodhi pra mes tyre në atë qëndrim ballaz, siç kurrë nuk kishin qenë?

Me gjasë, Basha atë natë i është “hapur” Ramës; thënë ndryshe ka hequr atë maskë që shumëkush ia nuhat që e mban, e që i është diktuar nga vetë rrethanat e hyrjes në politikë, më saktë në PD. Pra, si e dje e si sot, mesazhet e Ramës përmbajnë nëntekstin se atë natë ka njohur një tjetër Bashë, atë origjinalin e jo atë që aktron – si artist – sapo “ndizen kamerat” – një frazë tjetër kjo e përdorur nga Rama, në adresë të kreut demokrat. Atë mesnatë të kalimit nga 16 në 17 maj, Basha ka tentuar të bëjë politikë me Ramën, por krejt ndryshe. Ka qenë i vërtetë, siduket nga dhe nga një lloj etjeje për të qenë i tillë, pas shumë vitesh në aktrim.

Por pse nuk vijoi më pas “vëllazëria” e tyre, ndërkohë që flitej për një pakt prej së cilit PD do mund të merrte dhe drejtimin e një pjese të institucioneve shtetërore, deri në kufijtë e një bashkëqeverisjeje? Siç u pa, humbja e PD-së qe katastrofike, edhe pse iu dhurua Kavaja. Kjo bëri që Basha të luante kartën e cenimit të votës nga krimi, duke u ndeshur dhe me presionin e brendshëm. Në një pikëvështrim tjetër, Berisha, nuhajtja e këtij të fundit për çfarë mund të kish ndodhur, nuk do e linte në bashkëqeverisje me Ramën, gjë që do e çfaktorizonte dhe në protagonizmin e tij prej një të sëmuri politik, për t’u marrë gjithë ditën në akuzimin e kundërshtarit nëpërmjet “qytetarit dixhital”.

Dhe ndaj sot, Rama prodhon fraza që burojnë nga ajo fjalosje në mesnatë mes tyre, nga ato orë sinqeriteti njerëzor, ku duket se kreu i mazhorancës, për vetë natyrën e tij, ka qenë më i avantazhuar. /Te Sheshi/b.d

Next Post
Ja si ta ruajmë fytyrën

Ja si ta ruajmë fytyrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In