• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha “aktivizon” mediat e tij kundër Topallit: Partia e saj si “vrasëse” me pagesë

by Ardit Rada
26/10/2020 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat e Lulzim Bashës zbuluan dy ditë më parë se Jozefina Topalli do të bënte një parti. Ishin ato të parat që e përhapen lajmin, në “hallin e madh”, që më pas ta sulmonin, ta shpallnin “armike”, “vrasëse”, “kriminele” e kështu me radhë.

Në fakt përtej disa mediave periferike të paguara nga zyrat e kunatit dhe bizneset që iu vë gjobë Lulzim Basha, turpësisht gazeta e parë opozitare në vend, Rilindja Demokratike, e cila lindi si shpresë në 5 janar të vitit 1991, titull në faqen e saj të parë, mbante Jozefina Topallin si “vrasëse” me pagesë.

Është po kjo RD, ku ka punuar shumica e gazetarëve shqiptarë.

Dhe ata që kanë punuar në këtë gazetë nga viti ‘97 deri me ardhjen e PD-së në pushtet në vitin 2005, do të numëronin me mijëra e mijëra tituj nga takimet e Topallit. Pra, të “vrasëses” me pagesë që ndërtonte PD-në në çdo cep të Shqipërisë.

Jozefinën, këtë “vrasëse”, që hynte në Vlorë për t’u përballur me ata që kishin djegur Shqipërinë. Jozefinën që shkonte në Gjirokastër, në Shkodër, në Kukës, në Dibër, e kudo, ku printe në mitingje e fushata, bashkë me shumë drejtues të tjerë. Nuk ka qënë e vetme. Por, ka qënë në ditët më të vështira të PD-së, në krah të Sali Berishës.

Në vitet kur PD kishte vlera dhe kur Rilindja Demokratike shkruante për “zonjën e hekurt”, Jozefina Topalli.

E pra, partia e cila lindi si shpresë pas 46 vitesh diktaturë sot turpësisht po përsërit historinë e Partisë Komuniste Shqiptare, të shpallë armik atë që nuk mendon si kryetari.

Tani, Lulzim Bashës nuk i ka mbetur gjë tjetër, veçse të nxjerrë skuadrën e pushkatimit, ashtu siç bënte Enver Hoxha.

Pa folur për turpin e RD-së, në këto momente, që duhet të kujtojë jo vetëm opozitën e ‘97-ës, por duhet të kujtojë edhe Lulzim Bashën që e braktisi Jozefinën në parlament, kur I drejtoi gishtin si kriminel Mark Frokut dhe bëri kauzë dekriminalizimin e parlamentit.

Por, Luli heshte dhe nën rogoz bënte pazare me Edi Ramën.

E në rast se ka një “vrasës” të Partisë Demokratike, ai është Lulzim Basha. Dhe është pikërisht “vrasës” me pagesë, sepse shkruan material dhe i boton me emrat e të tjerëve. Nuk ka as kurajon t’i thotë vetë publikisht.Të ketë forcën e përballjes, por, gjithmonë i “vocërr”, shkruan cna.al.

I zhytur në luksin  e miliardave që shtohen për të dhe familjarët e tij gjatë viteve të PD-së në opozitë, sulmon dhe akuzon Topallin, si “vrasëse” me pagesë.

Sa qesharake dhe e dhimbshme njëkohësisht.

Qesharake për faktin se kush e thotë. Edhe “vrasësen” edhe “pagesën”.

esharake sesa poshtë ka rënë niveli i Rilindjes Demokratike dhe e PD-së, që në fakt nuk është e tillë, por është Republika e re.

Dhe e dhimbshme është ku ka katandisur dhe ku po shkon një forcë politike, që këdo që del me një projekt e quan tradhëtar, “vrasës”, “kriminel”, njëlloj si Enver Hoxha, rreth 80 vite më parë.

Kështu i vrau Enver Hoxha shokët, por ai atëherë iu fuste plumbin. Tani nuk ka plumba, por ka shkrime. i bën vetë, i vë emër tjetër dhe i shpërndan Lulzimi nëpërmjet mediave të tij.

Kjo është “vrasja” modern. Është njësoj siç e bënte diktatori.

Është kjo ajo që po bën Luli sot.

Është një fakt që të bën të mendohesh pak për të kuptuar se kush është Lulzimi i vërtetë dhe ku ka katandisur forca simbol e viteve ’90 dhe gazeta e shpresës së shqiptarëve.

Ata po thonë se Jozefina është “vrasëse” me pagesë./TemA

/e.rr

Next Post
Tentoi t’i kalonte me çantë/ Sekuestrohen 30 mijë euro në Kakavijë

Vjedhja e 2 milionë eurove më Kosovë, vetëdorëzohet njëri prej autorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

April 4, 2026
Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

April 4, 2026
Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

April 4, 2026
Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Rriten sëmundjet e zemrës te të rinjtë, mjekët këshillojnë të mos neglizhohen faktorët e rrezikut

April 4, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In