Kreu i opozitës Lulzim Basha akuzoi sot ministrin e Ekonomisë, Arben Ahmetaj se kishte udhëtuar me çarter në Turqi nëpërmjet një biznesmeni, për të cilin opozita thotë se do t’i jepet ndërtimi i një HEC-i në Skavicë.
Por, në një reagim, ministri sfidon publikisht kreun e PD-së, duke theksuar se nëse e provonte këtë do të jepte dorëheqjen.
“Nëse unë kam udhëtuar me charter me ndonjë biznesmen, përfshirë Suzer, jam gati të jap dorëheqjen. Le ta verifikojë Basha. Por nëse kjo është gënjeshtër, ti Luli çfarë bën, je gati ta shkurtosh hundën?! Vazhdon kalvari i budallallëqeve të nxjerra nga goja e administratorit të opozitës”, shkruan ai.
Sipas Ahmetaj, opozita ka hapur luftë frontale kundër investitorëve të huaj.
Kjo sipas tij, bëhet për shkak “sepse i tmerron zhvillimi ekonomik i vendit. Këta kanë interes të kundërt me rritjen ekonomike siç duket. Meqë nuk ndodhi siç parashikonin skenarin grek, tani preferojnë skenarin e Pinokut!” /Dita/









