• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Barnat, sfida për të mbërritur tek qytetari!

by S T
13/12/2024 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhvillohet konferenca e dytë Pharma Horizon2025 me temë: “Rikonceptimi i kujdesit shëndetësor – Vizion për një Shqipëri më të Shëndetshme”. Në këtë konferencë, të organizuar nga Unioni i Biznesit Farmaceutik në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Përfaqësuesve Farmaceutikë u mblodhën për herë të parë në këto nivele, të gjithë aktorët e industrisë farmaceutike dhe sistemit shëndetësor në vend.

E koncepetuar me 3 panele diskutimesh, konferenca adresoi sfidat e këtij sektori, duke vënë theksin tek nevoja për bashkëpunim e partneritet në të gjitha hallkat.  Të pranishme në konferencë ishin Ministrja e Shëndetësië dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu dhe Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Biznesin, Delina Ibrahimaj.

Konferenca u hap nga kreu i Unioniti të  Biznesit Farmaceutik, Dorian Sadiku i cili nënvizoi se një takim i tillë profesionistësh, është platofrma dhe mundësia më e mirë për të thelluar bashkëpunimin  dhe ofruar zgjidhje në mënyrën më konstruktive të mundshme. “Ne kemi në dorë, dhe unë besoj se kemi tashmë edhe përvojën, edhe traditën, edhe motivimin e duhur që të bëjmë më shumë dhe më mirë në kushtet tona. Këtë konferencë, e shoh si një kontribut modest, por të nevojshëm për përpjekjet tona të përbashkëta’, u shpreh presidenti i UBF në fjalën e tij.

Në vijim, ai rendititi disa nga shqetësimet e sektorit, duke pasur në fokus pacientin që është edhe përfituesi kryesor i kësaj industrie. “E para, ka të bëjë me respektimin e afateve kohore. Afatet kohore janë jetike për planifikimin e bizneseve dhe për sigurimin e disponueshmërisë së barnave. Vonesat kontribuojnë drejtpërdrejt në mungesa të barnave dhe cënojnë kujdesin ndaj pacientëve. Respektimi i tyre nuk është luks, por domosdoshmëri jetike. E ripërsëris, një treg i kufizuar si Shqipëria është tmerrësisht e vështirë që të bëhet tërheqës për kompanitë e mëdha farmaceutike. Përballë tyre ne mund të fitojmë kredibilitet vetëm duke afruar besueshmëri, siguri e profesionalizëm”, tha Sadiku.

Ai u ndal gjithashtu edhe tek një tjetër problematikë,që lidhet me varësinë nga sistemi i prokurimeve . “Barnat nuk janë mallra të zakonshme. Trajtimi i tyre si mall i zakonshëm duke u mbështetur vetëm te sistemi i prokurimeve, thjeshtëzon një çështje shumë komplekse. Prokurimi, mund të jetë një pjesë e zgjidhjes, por nuk mund të jetë e vetmja mënyrë për menaxhimin e nevojave në shëndetësi”, theksoi presidenti i UBF-së në fjalën e tij.

Sadiku, evidentoi gjithashtu nevojën për një politikë të qëndrushme të çmimeve, pasi ulja përhershme e çmimeve të barnave nuk është zgjidhje universale për të përmirësuar aksesin në to. Për rrjedhojë nevojiten qasje të balancuara që sigurojnë njëkohësisht përballueshmërinë për pacientët dhe qëndrueshmërinë për bizneset për të investuar në inovacion dhe cilësi.

Presideti i Shoqatës Shqiptare të Përfaqësuesve Farmaceutikë, Kliti Hoti u ndal te investimi për nëvoën e trajtimeve inovative si invesim  për një sistem shëndetosr më efikas. “ Këto investime përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien e gjithë shoqërisë shqiptare. Trajtimet inovative jo vetëm që ulin kostot afatgjata, por ndihmojnë në ndërtimin e një force pune më të shëndetshme dhe më produktive, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, tha Hoti. Ai shtoi se Shqipëria ndodhet në një udhëkryq dhe duke mësuar nga praktikat më të mira të BE-së dhe duke investuar në terapi inovative dhe zgjidhje digjitale shëndetësore,  sfidat shëndetësore mund të transformohen në mundësi. “Kjo kërkon bashkëpunim midis politikëbërësve, sektorit privat dhe profesionistëve të shëndetësisë për të prioritizuar shëndetin si një shtyllë të rëndësishme për rritjen ekonomike dhe shoqërore. Së bashku, mund të krijojmë një sistem shëndetësor që ofron rezultate më të mira për pacientët dhe forcon të ardhmen e vendit”, tha Hoti.

Drejtuesi në detyrë i zyrës së OBSH në Tiranë, Gazmend Bejtja, gjatë konferencës përcolli rekomandimin e dikasterit më të lartë shëndetësor për rritje të financimit publik. “Në vendet me të ardhura të mesme të ulta shpenzime nga xhepi i zënë medikamentet dhe këtu bën pjesë dhe Shqipëria. Sa më shumë të shtohet financimi publik për shëndetësinë aq më të pakta janë shpenzimet nga xhepi, aq më të pakat janë shpenzimet rrënues për ekonomitë familjare.në Shqipëri jemi diku tek 3,3% i GDP, cili është më i ulët se mesatarja e BE dhe rekomandimi i OBSH-së është të shkojë të paktën 4,5% e GDP të jetë fianncim publik dhe kjo reflektohet në uljen e shpenzimeve nga xhepi”, tha Bejtja

Next Post
Vendimi i Apelit për PD nxjerr në pah domosdoshmërinë e rekursit në Gjykatën e Lartë

“Ky është Sali Berisha…”, Basha nxjerr videon dhe i përgjigjet kreut demokrat: PD s’mund të jetë kurban për interesat e Klubit Partizani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Homeland Justice” pretendon sulm kibernetik, reagojnë Prokuroria e Përgjithshme dhe GJL

“Homeland Justice” pretendon sulm kibernetik, reagojnë Prokuroria e Përgjithshme dhe GJL

March 31, 2026
Italia ndalon zbarkimin e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën ajrore Signorella

Italia ndalon zbarkimin e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën ajrore Signorella

March 31, 2026

“E kam seriozisht. Do t’i shkoj deri në fund”, u ofrua si kandidat për Tiranën, reagon sërish Braçe

March 31, 2026
Zagrebi anulon samitin e Brdo-Brijunit. Milanoviç: S’janë kushtet që Vuçiç të vizitojë Kroacinë

Zagrebi anulon samitin e Brdo-Brijunit. Milanoviç: S’janë kushtet që Vuçiç të vizitojë Kroacinë

March 31, 2026
“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh më 3 prill në Tiranë kryebashkiakët e vendit

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh më 3 prill në Tiranë kryebashkiakët e vendit

March 31, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

Beqaj mund të dalë nga qelia? GJKKO vendos të shtyjë shqyrtimin

March 31, 2026
Berisha sulmon E-Albanian: Është kthyer si posta e Hazirit…

Berisha sulmon E-Albanian: Është kthyer si posta e Hazirit…

March 31, 2026
Hyri me forcë në banesën e 31-vjeçares dhe e dhunoi, arrestohet autori

Hyri me forcë në banesën e 31-vjeçares dhe e dhunoi, arrestohet autori

March 31, 2026
Lufta me Iranin ndryshon çmimet e plehrave, kostot e ushqimit drejt rritjes së pashmangshme

Lufta me Iranin ndryshon çmimet e plehrave, kostot e ushqimit drejt rritjes së pashmangshme

March 31, 2026
Legalizime për vota në zgjedhjet e 2019-ës, GJKKO liron ish-zyrtarin e kadastrës

Legalizime për vota në zgjedhjet e 2019-ës, GJKKO liron ish-zyrtarin e kadastrës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In