• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Barkderrat që po degradojnë imazhin e policisë

by Artur Ajazi
28/06/2021 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të reformojë thellësisht Policinë e Shtetit. Ideja e tij (e shfaqur edhe në takimin e fundit me shefat e Ministrisë Brëndshme) se “me këtë polici nuk mund të ecet më tej”, duket sikur ka nisur të zgjojë shpresën e madhe të qytetarëve, që po tmerrohen nga aksidentet e frikshme dhe krimet e llahtarshme që po ndodhin pothuajse çdo 5-6 ditë në Shqipëri. Në akset tona rrugore nacionale dhe dytësore, në patrullat e policisë, nga  2 në 3 prej efektivëve janë mbi moshën 50 vjeç, me peshë trupore mbi 85 kg. Asnjë prej këtyre nuk është në gjendje as të parandalojë, as të gjurmojë dhe as të godasë krimin, shkelësin e ligjit, rrugaçin që i merr jetën një familje, apo dikujt që gjendet në trotuar duke pritur autobuzin, dhe mjeti me 180 km-orë i bën hatanë. Policia Shtetit, ka sot policë (si në Elbasan, Durrës apo Korçë) që kanë hyrë dhe dalë nga ajo strukturë mbi 8 apo 10 herë përgjatë viteve të fundit. Ata janë sot “shefat” e patrullës, ndalojnë fshatarin që vjen me një makinë të vjetër në qytet për të mbaruar ndonjë hallin e tij, e gjobisin, i marrin erëzin, kurse të fortin me 1 kg flori në qafë, atë që “ka emër në qytet”, atë që shkel çdo ditë rregullat e qarkullimit rrugor, atë që shan me libër shtëpie policin kur bëhet gati ta ndalë, e respekton. Nga i forti, ai merr 1000 lekëshin, merr ndonjë bakshish tjetër, plus që “mbështetet” edhe kur ka ndonjë problem tjetër privat. Mjafton të shohësh profilin e tyre fizik dhe profesional, dhe do të bindesh për molepsjen që ka sjellë aksidentet, rritjen e numrit të krimeve dhe shkeljet ligjore. Ata janë “mbi peshë” kur kryejnë detyrën, kur  zbresin nga makinat e shtetit, kur u kërkojnë dokumentat shoferëve që ecin në rrugën e duhur, ata janë “mbi peshë” kur nuk kanë elementët e duhur të edukatës në komunikim. Barkderrat e Policisë Shtetit, duhej  të ishin larguar nga ajo strukturë me kohë. Nuk mund të merret kryeministri Rama edhe me policin e thjeshtë, pasi ka shefa dhe drejtues të rrangjeve të tjera, që duhej të kishin nisur me kohë procedurat e largimit të tyre. Situata në të cilën ka arritur sot Policia e Shtetit, kërkon ingranim maksimal të gjithë strukturave ligjzbatuese. Koha nuk pret. Ajo rrjedh pa e kuptuar, dhe një ditë ne gjendemi para një situate si kjo që po kalojmë.Rritja e numrit të aksidenteve fatale, rritja e numrit të krimeve, evidentimi i qyteteve  dhe zonave problematike ku lulëzon elementi kriminal, madje shpesh sfidon edhe shtetin, kërkon  efektivë të shkolluar, dhe të pergatitur nga çdo pikëpamje, fizike, mendore, psikologjike, profesionale, etj. Efektivi policor, para së gjithash duhet të jetë dhe tregojë qytetari, aftësi  komunikimi, dhe rreptësi në zbatimin e ligjit ndaj kujdo. Dhe kjo nis me uniformën që mban veshur. Eshtë koha, që nga Policia e Shtetit të largohen me ceremoni trashaluqët parazitë, që marrin rrogën e shtetit, bakshishin e rrugaçit, dhe shkelin ligjin  duke punuar me 2 standarde me njerëzit. Qytetarët duhet të shohin tek Policia e Shtetit dhe efektivi  i  saj, njeriun e besuar dhe  përfaqësonjësin e ligjit, dhe jo mediokrin e veshur me uniformë, (ku shpesh edhe pa kapelë) sepse ka mik deputetin apo prefektin, ministrin apo drejtorin e  policisë qarkut.

Next Post
Mövenpick Hotel Lalëz Durrës mirëpret miqtë e parë

Mövenpick Hotel Lalëz Durrës mirëpret miqtë e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In