Karabinierët e Barit arrestuan të paktën 20 persona në një aksion ku u goditën tre grupe kriminale që ndër të tjera trafikonin edhe kanabis nga Shqipëria.
Hetimet e zhvilluara që në vitin 2015, njofton gazeta “La Repubblica”, kanë dokumentuar importin e sasive të mëdha të hashashit nga Shqipëria, raporton tch.
Në kuadër të këtij hetimi, autoritetet njoftojnë se kanë gjetur edhe një arsenal armësh, mes 70 prej tyre ishin dhe mitralozë, pistoleta e municione./a.k