• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bardhyl Reso, dëshmia e një patrioti!

by Rudina Xhunga
07/01/2022 21:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Xhunga

Bardhyl Reso është ish-pedagog i inxhinierisë. Është 83 vjeç dhe jeton në Shtetet e Bashkuara prej vitit 1993, vit kur shkoi në Amerikë për të mos u kthyer më. “Nuk isha i persekutuar”, tregon në intervistën e jetës, që më dha për Shqip. Isha i djathtë. Flisja me shokët kundër regjimit, fshehurazi. Gjyshja ime dëgjonte “Zërin e Amerikës” dhe ma bënte me shenja: iku ky. Për Enver Hoxhën.

Akoma e kujton gjyshen dhe nuk ka marrë asnjë pronë nga ato prej të cilave e përzunë gjyshen, dikur komunistët.

Ende ka në vesh momentin kur emri i babait të tij, doli te gjyqi i deputetëve. Kryetar i trupit gjykues ishte babai i Gramoz Pashkos. Vite më vonë, në shtëpinë e Gramozit , ata u mblodhën për të shkruar programet e para të ndryshimit të Shqipërisë.

Duke kujtuar, përmbledhur vëzhgimet dhe reflektuar, Reso shpjegon pse iku në ‘93 nga Shqipëria.

Ai beson se në ato tre vjet kur hidheshin themelet e demokracisë në Shqipëri, ndodhi një vjedhje e madhe. Berisha dhe ish-komunistë të tjerë, i vodhën studentëve dhe të djathtëve, Partinë Demokratike. Kjo sepse studentët por dhe pedagogët e tyre qenë naivë. Këtu fut dhe veten duke treguar në detaje, rrethana e ngjarje të kohës. Ndërsa e djathta vetë kishte frikë, sepse dilte nga një kohë represioni dhe mjaftohej që regjimi ra e druhej të merrte përgjegjësi.

Reso tregon sesi Azem Hajdari u përdor dhe largua, sesi Berisha me ndihmën e Elez Biberajt dhe shumë makinacioneve që e bënë të zgjedhurin e SHBA-së, erdhi në krye duke uzurpuar partinë që themeluan studentët. Reso tregon sesi njerëzit që e rrethonin, ish-pedagogë, elita e vendit, të ardhur nga një varfëri kolektive dhe babëzi e madhe, më pas vodhën e shkatërruan cdo gjë, duke mbetur peng i Berishës në librat e SHIK-ut.

“Nëse regjimi i Hoxhës ishte regjimi i krimit, nga ‘92 – ‘97 erdhi epoka e shkatërrimit”- shprehet Reso, duke fajësuar për gjithçka ideatorin, liderin, Sali Berishën. “Ai ishte, lubi për pushtet”- shprehet Bardhyl Reso, duke mbyllur tregimet e ngjarjeve që jetoi vetë, me fjalët:

“Ai tani është non grata dhe lufta e tij është finale, është për jetë a vdekje. Por e ka të kotë. Amerikën nuk e ka me vete dhe është i mbaruar.”

Bardhyl Reso tregon se nuk e bëri këtë rrëfim që të mbaje anë, ai nuk ka dyshime se Basha është beniamini i Berishës. Arsyeja pse po flas tani, shprehet ai, është se njerëzit duhet të flasin. Mjaft me hipokrizi. E folura e ndershme na bën mirë të gjithëve, edhe PD, që t’i kthehet së djathtës, edhe Shqipërisë që të ecë përpara. Mungesa e sinqeritetit dhe ndershmërisë na la me kokën pas”, – e mbyll Bardhyl Reso, rrëfimin për Shqip në Dritare TV. Rrëfimin e një patrioti. Patriot nuk është vetëm kush nuk e braktis Shqipërinë, por edhe kush nuk e vjedh Shqipërinë, nuk e turpëron, nuk e harron, siç z.Reso bëri. Ai foli pas 30-vjetësh, si një detyrim qytetar ndaj Shqipërisë.

Next Post
Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit/ Policia: Viktima pasagjere në një nga automjetet, plagosen edhe 4 persona të tjerë

Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit/ Policia: Viktima pasagjere në një nga automjetet, plagosen edhe 4 persona të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Epokat që nuk mbarojnë

March 12, 2026
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë, Departamenti Amerikan i Shtetit: Dënojmë këtë akt dashakeq kundër aleatit tonë!

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë, Departamenti Amerikan i Shtetit: Dënojmë këtë akt dashakeq kundër aleatit tonë!

March 12, 2026
“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

March 12, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

March 12, 2026
Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

March 12, 2026
Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

March 12, 2026
Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

March 12, 2026
Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

March 12, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Kur do mbarojë lufta në Iran? Analistët: Nuk do të kemi një dorëzim pa kushte!

March 12, 2026
Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In