Pas bashkimit të grupimit të deputetëve të Gazment Bardhit me grupin e Sali Berishës, mbeten jashtë bashkimit edhe elementë të caktuar të PD-së, një pjesë e të cilëve nuk janë shprehur ende.
Një ndër to është edhe deputetja e PD Jorida Tabaku, e cila nuk qëndron në grupimin e asnjë pale.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, ka thënë se Jorida Tabaku është opozitare dhe që ka luftuar për bashkimin e PD-së. Ai theksoi se deputetja Tabaku duhet të ketë kohën e nevojshme për të marrë vendimet e saj.
“Tabaku është opozitare, ka luftuar për bashkimin e PD, ka luftuar më shumë se kushdo tjetër për bashkimin e PD, do duhet t’i japim kohën e mjaftueshme për të marrë vendimet e veta, por zonja Tabaku është me PD, me opozitën, ka bërë opozitë do vazhdojë të bëjë opozitë”, u shpreh Bardhi.
Ndërsa zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, u shpreh se “ne ftojmë të bashkohet me PD çdo deputet përveç Bashës dhe Alibeajt. Basha ka punuar kundër demokratëve dhe vazhdon të punojë kundër demokratëve”.
/a.r
Tabaku eshte nje “kermill”, nuk i vlen asnje alternative!