• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bardhi te ‘rrugica’/ Minxhozi: Vepron qëllimisht që të jetë i paqartë, Berishën e njohu me vepra më shumë sesa me fjalë

by Java News
08/02/2024 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas kthimit nga SHBA, Gazment Bardhi iu bashkua protestës së Foltores jashtë Kuvendit disa ditë më parë dhe më pas, edhe mitingut poshtë ballkonit të shtëpisë së Sali Beridhës. Më herët atë ditë, Bardhi iu bashkua edhe Flamur Nokës në sulmin ndaj punonjësve të gardës në sallën e Kuvendit.

Analisti Artur Zheji, duke komentuar këtë lëvizje të Bardhit në studion e emisionit “Real Story”, theksoi:

“Ishte kryetari i grupit të mesit. Në të vërtet nuk i rezistoi dot, është një libër i famshëm ‘Thirrja e të parëve’. Është lancim i zotit Basha. Nga Escobar shkoi tek doktori. U duk sikur nga DASH, i cili ka nxjerrë non grata doktorin, ai pavarësisht vaksinimit sqarues që do të ketë marrë në department, kushtrimi e thirri tek thirja e palcës, e boshtit. Ky ishte manjetizmi i doktor Berishës.”

Analisti Skënder Minxhozi thotë se ai qëllimisht bën veprime që të jetë i pakuptueshëm. Sipas tij, Bardhi u mundua që të krijojë idenë se amerikanët nuk e shohin më si problem Berishën.

“Besoj që janë të dy arsyet. E para, që niveli i takimeve ka qenë ai i kortezisë së bashku me të tjerët dhe jo veç, megjithë ndasitë që kishte delegacioni do të justifikonte takime të veçanta me palët nëse amerikanët do të donin ta kapnin krizën në të gjitha këndvështrimet e saj dhe të kishin informacionet dhe të painfluencuara nga prezenca e kundërshtarëve të njërës apo tjetrës palë.

E dyta, Bardhi ka përkujdesje maksimale që të jetë në mënyrë konstante i paqartë dhe ambig. Të jetë jo i keqkuptuar, por të kuptohet në të dy krahët. Të jetë i vlefshëm sipas tij taktikisht edhe për t’u lexuar si gjysma bosh e gotës, por edhe si gjysma plot e gotës. Mua m’u duk që Bardhi u mundua realisht të bëjë një alkimi të vështirë që ta inaugurojë rrugën e Berishës pas vizitës në Amerikë, duke u munduar të bashkojë mekanikisht të dytën me të parën. Unë jam këtu nënteksti sepse amerikanët e tolerojnë këtë dhe nuk e shohin më si një problem zotërinë që del në dritare. Por nuk duket deri tani.

Dhe si një gazetar që vazhdoj ta dëgjoj çdo ditë doktorin, po thoshte dje që data 5, vajtja e Bardhit aty, është dita e madhe epokale e shqiptarëve sepse ka ndodhur një mrekulli. E njohu me vepra, më shumë se sa ta njohë me fjalë në emër të të qenit i padekriptueshëm. Do të jetë i keqkuptueshëm”, u shpreh Minxhozi.

Zheji e krahasoi pjesëmarrjen e Bardhit në protestën poshtë shtëpisë së Berishës si Romeo me Zhuljetën.

“Duke bërë Romeon tek ballkoni i Zhuljetës, normalisht sado të thotë që nuk e do, e do zhuljetën. Doktori është një lloj si një lloj akordi, që këta pavarësisht ditën apo natën thonë nuk duhet, kur dëgjojnë kolonën zanore të Berishës, i shkojnë pas. Pavarësisht papërcaktueshmërisë së qëllimtë, ai po e dëgjoi atë baritore, ikën. Nuk është lider, është rastësisht aty ku është, një zbulim nga fidanishtja e doktorit, e Lul Bashës. Këtë e thotë doktorit ti je babai i Zenit dhe nga ana tjetër shkon tek ballkon. Struktura e tij raxcionale, është një njeri që po të ishte pilot nuk do të hipja kurrë në aeroplanin e tij.”, u shpreh Zheji./am.j

Next Post
Në krye gjirokastritët? Jo, korçarët janë më kursimtarët në Shqipëri. Renditja

Në krye gjirokastritët? Jo, korçarët janë më kursimtarët në Shqipëri. Renditja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In