Ka një paradoks në të gjitha veprimet e deputetëve të Rithemelimit dhe atyre të grupimit të Gazment Bardhit.
Në një kohë që prishin seancat plenare, marrin pjesë në mbledhjet online të komisioneve.
Paradite prishin Komisionet që drejtohen nga kolegët e tyre, pasdite në grup marrin pjesë në takimin e thirrur nga prezenca e OSBE/ODHIR-it në Shqipëri pikërisht për Reformën Zgjedhore, të cilën paradite e anatemuan dhe i akuzuan kolegët e tyre se po bënin lojën e Edi Ramës.
Për të marrë hallin e madh se pse bënte ashtu Gazment Bardhi, mjafton të shohësh këtë foto dhe këtë postim të shpërndarë nga zyra e OSBE/ODHIR-it në Tiranë, ku ai është thirrur së bashku me Oerd Bylykbashin, Fatmir Mediun dhe Petrit Vasilin për të diskutuar pikërisht për Reformën Zgjedhore, të cilën ata e kanë sulmuar dhe nuk e kanë prioritet të politikës së tyre të ditës.
Gazi, me sa duket, ka pritur ta thërrasin vetëm, por e kanë ulur së bashku me Fatmir Mediun dhe Petrit Vasilin, ndoshta per te te ‘respektuar’ dhe koalicionin qe ka me Partine e Lirise, ne kuader te “Bashke Fitojme”.
Pra si vartes i Ilir Metes qe kryeson kete koalicion, sepse Foltorja s’ka parti dhe ligjerisht, perfshire dhe hyrjen ne zgjedhje, njihen vetem nen siglen e PL.
E thënë me fjalë të tjera, në këtë foto është “opozita e vërtetë”: nënkryetari i Non Gratës, njeriu që po gjykohet për Gërdecin dhe nënkryetari i atij që pret të arrestohet nga SPAK.
Pas takimit me shefen e OSBE-së në Tiranë, reagon Bardhi: Rama nuk lejon përfaqësimin e opozitës në komisionin e reformës zgjedhore
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi pas takimit me kryetaren në detyrë të OSB-së në Tiranë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk lejon përfaqësimin e opozitës në komisionin e reformës zgjedhore.
“Përfaqësues të opozitës u takuan sot me Kryetaren në Detyrë të Prezencës së OSBE-së zj. Pasztory. Riktheksuam se për opozitën Ref. Zgjedh është një pritoritet, që është bllokuar dhe po vazhdon të bllokohet nga Edi Rama, duke mos lejuar përfaqësimin e opozitës në këtë Komision”, sqaron Bardhi./m.j











