Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas sekuestrimit të kompanisë së Inceneratorit të Tiranës.
Bardhi thotë se përgjegjësit e kësaj afere duhet të dalin para drejtësisë, ndërsa shkruan se paratë e vjedhura duhet të kthehen në buxhetin e shtetit.
Përgjegjësit për këtë aferë duhet të përballen me drejtësinë. SPAK është në rrugën e duhur për të bërë realitet ndëshkueshmërinë e çdo zyrtari të lartë të korruptuar. Askush mbi ligjin është më afër se kurrë”, shkruan Bardhi.
/f.stafa











