Partia Demokratike padit arkitektin danez Bjarke Ingels për çështjen e Teatrit Kombëtar.
PD e akuzon aktitektin për tre vepra penale, “Korrupsioni pasiv në sektorin privat”; “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”; dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
“Qartësisht shtetasi z. Bjarke Ingels ka qenë në dijeni të faktit se jemi përpara një oferte të parregullt, dhe me dashje ka pranuar realizimin e saj.”– shkruhet në padinë e depozituar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
/a.r











