• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bardhi: Ndryshimi i strukturës së re të Kuvendit duhet t’ju turpërojë, flisni për hapje kapitujsh e përralla integrimi

by Os De
16/09/2025 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi hodhi sërish akuza për strukturën e re të Komisioneve Parlamentare. Nga Foltorja e Kuvendit, Bardhi tha se nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të botës ku strukturat e Kuvendit të diktohen nga kreu i ekzekutivit. Duke u ndalur te Komisioni i Integrimit, që tashmë do të drejtohet nga maxhoranca, Bardhi u shpreh se procesi i anëtarësimit është mision kombëtar dhe jo partiak. Sipas tij, qeveria Rama e përdor procesin e integrimit vetëm për propagandë.

“Të nisësh detyrën më të lartë shtetërore si kryetar i kuvendit në shkelje të rregullores së kuvendit, do t’ju duhet t’ju turpërojë. Për të kaluar për rregulloren me procedurë të përshpejtuar. Në fakt, shqetësimi më i madh që ka ky kuvend është fakti që ky krah i sallës plenare janë kthyer në noterë të qeverisë. Shqetësimi më i madh që ka kuvendi është se me votat e maxhorancës votohet ligje që grabisin paratë publike, ligje të sponsorizuara nga oligarkët. A keni propozuar ndryshim për të frenuar këtë metodë. Ky është shqetësimi që ka kuvendi, vjedhja. Keni kaluar këtu ligje të shkruara dhe nuk e thotë opozita por dosjes e SPAK, të shkruara në PC e Klodian Zotos. Ky është shqetësimi që ka Kuvendi, nuk ka shqetësim në organizohet në 10 apo 8 komisione. Sa i takon ndryshimeve të rregullores do t’ju duhet t’ju turpërojë. Ndodh për herë të parë që ndryshimet në rregullore, për strukturën, diktohen nga kreu  i ekzekutivit. Gjithë verës i diktoi strukturat pushtetit lokal, i tha bashkive me këtë strukturë do qeverisni, pasi i diktoi vendimmarrjet gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe nëse nuk i pëlqen i sulmon në facebook. Flisni për hapje kapitujsh e përralla integrimi. Gjeni një vend tjetër si kryeministri që sulmon gjyqtarët për çështje që humb si palë në procese. Nuk ndodh. Kishte ngelur vetëm Kuvendi. Ne po na diktohet ekzekutivi dhe na thotë se strukturën e parlamentit do ta përshtatim me atë të Këshillit të Ministrave. Si mund që rregullat e një parlamenti, do të donit që të ishte një partiak, të diktohen nga një parti. Integrimin e keni vetëm për propagandë dite, sa herë vidhni dhe bëni një koncesion, dilni e thoni hapëm kapitujt. Hapja e kapitujve është proces normal, mbyllja e tyre është sfidë. Sa të jeni ju në qeveri e keni të pamundur të mbyllni një të vetëm duke nisur nga themeloret”, tha Bardhi. 

 

Next Post
“Erdhi antimafia italiane e të tha mos aktro”, Bardhi debat me Spiropalin, kryeparlamentarja: E the njëherë këtë këngë

“Nisët detyrën në shkelje të Rregullores”/ Bardhi-Peleshit: Mos u bëni vartës të dikujt tjetër...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

VIDEO / “Edhe komunistët janë më të mirë…”! Demokrati i Durrësit, në dyert e PD: Berisha të hapë garën për kryetar

April 1, 2026
“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

“Jeni të vjetër…”, Starmer replikon me Trump: Thoni ç’të doni, Britania nuk përfshihet në luftë

April 1, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Nufi: Shqipëria, faktor stabiliteti dhe aleat i besueshëm

April 1, 2026
Shkëmbimet kulturore Shqipëri-Kinë në epokën digjitale

Shkëmbimet kulturore Shqipëri-Kinë në epokën digjitale

April 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 2 Prill 2026

April 1, 2026
Kultivuan kanabis në platformat me polisterol, në pranga 3 persona, 1 në kërkim

Kultivuan kanabis në platformat me polisterol, në pranga 3 persona, 1 në kërkim

April 1, 2026
Një betejë pas tjetrës…Doktrina e re e sigurisë së Netanyahut

Një betejë pas tjetrës…Doktrina e re e sigurisë së Netanyahut

April 1, 2026
Demokratët e Durrësit i shkojnë Berishës në seli: Duam ballafaqim për akuzat!

Demokratët e Durrësit i shkojnë Berishës në seli: Duam ballafaqim për akuzat!

April 1, 2026
Kryeministri Albanese: Goditjet ekonomike të shkaktuara Lufta në Lindjen e Mesme do të ndikojnë gjatë

Kryeministri Albanese: Goditjet ekonomike të shkaktuara Lufta në Lindjen e Mesme do të ndikojnë gjatë

April 1, 2026
FOTO / I armatosur në një lokal në Fushë-Krujë, kush është 36-vjeçari i arrestuar

FOTO / I armatosur në një lokal në Fushë-Krujë, kush është 36-vjeçari i arrestuar

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In