• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bardhi ‘mund’ njeriun e Berishës/ E paditi për shpifje se e akuzoi si trafikant droge, Myftar Lumeshi dorëzohet dhe ‘humb’ gjyqin

by Java News
24/10/2022 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka “fituar” betejën gjyqësore me Myftar Lumneshin, i shpallur ‘non Grata’ në Mbretërinë e Bashkuar. Lumeshi e paditi për shpifje Bardhin, pasi ku i fundit në një nga deklaratat e tij e cilësoi biznesmenin si “një trafikantë droge që shoqëronte Sali Berishën në betejën për të marrë selinë blu”, mirëpo, kjo padi iu hodh poshtë.

Report Tv mëson se padia e Lumeshit u gjykua nga Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku palët u përfaqësuan me avokatët e tyre. Deputeti demokrat ka paraqitur në gjykatë provat ku ka mbështetur deklaratën e tij, duke përfshirë edhe një vendim të autoriteteve britanike, ku listohen emrat e organizatës kriminale B9, që ishte përfshirë në një trafik masiv të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Britaninë e Madhe mes tyre edhe Myftar Lumeshi.

Pas depozitimit të provave, biznesmeni Lumeshi duket se është dorëzuar, duke braktisur gjykimin e kësaj çështjeve. Pasi nuk është paraqitur në 3 seanca radhazi gjyqësore, pa dhënë asnjë shpjegim apo justifikim të ligjshëm, gjyqtarja e gjykatës së posaçme Atalanta Zeqiraj, në datën 13 Tetor 2022, ka vendosur pushimin e gjykimit, duke rrëzuar në këtë mënyrë padinë e biznesmenit Myftar Lumeshi dhe duke mos i klasifikuar si shpifje deklarimet e deputetit demokrat Gazment Bardhi.

Kujtojmë që në 6 janar 2022 Bardhi do të kërkonte nga Sali Berisha që në vizitat e tij në selinë e Partisë Demokratike të mos shoqërohej me trafikantë droge të shpallur non-grata nga Britania e Madhe. Kjo deklaratë tërhoqi vëmendjen e medias, e cila e pyeti Gazment Bardhin se “Keni deklaruar se persona me rekorde kriminale, të dënuar në Britaninë e Madhe, pjesë e grupit kriminal B9 janë parë në oborrin e selisë. Mund të na thoni emra ju lutem?”. Përgjigja e Bardhit ishte e menjëhershme “Po, shoqëruesi i Sali Berishës, Myftar Lumeshi.”  – pohoi ai.

Menjëherë pas kësaj deklarate, në një dalje ne media, Lumeshi iu përgjigj akuzave të Bardhit duke i cilësuar si shpifje dhe sajesa nga ana e tij. “Ashtu si ju, edhe unë u habita me këtë B9-s. Unë habitem nga këto shpifje dhe sajesa nga Gaz Bardhi”, deklaroi Lumeshi. Ai po ashtu njoftoi se ka paditur për shpifje deputetin e Partisë Demokratike Gazment Bardhi, por në fund e humbi këtë betejë./m.j

Next Post
FOTOT/ Balerini Ilir Shaqiri rrëfehet: Si e zbuloi gruaja se e tradhtoja me një femër tjetër

"HEC-et, +214 mln euro fitime nga rritja e çmimeve. Ja pse nevojitet taksa e fitimeve të luksit ndaj tyre"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

April 12, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Vdekja e demokracisë së brendshme te partitë politike

April 12, 2026
Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

April 12, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

A mund të dalin SHBA-të nga NATO?

April 12, 2026
Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

April 12, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Kapet në Tiranë i kërkuari ndërkombëtar, i dënuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

April 12, 2026
Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

April 12, 2026
Vitet e punës dhe mosha/ Si ndryshojnë kushtet për pension,dy muaj të tjerë rritje për gratë

Rama prezanton skemën e re për rritjen e pensioneve: Fond individual për qytetarët

April 12, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Prokurimet publike, Rama: Në raportin e BE, Shqipëria renditet e para në rajon për përmirësimet e bëra

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In