• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bardhi konfimon pjesëmarrjen në protestë: Të gjithë deputetët e Alibeajt do të jenë aty

by A R
09/02/2023 21:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazment Bardhi i Partisë Demokratike ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në protestën e thirrur nga opozita në 11 Shkurt teksa ka thënë gjithashtu se edhe kolegët e tjerë të grupit parlamentar do të marrin pjesë.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Bardhi ka theksuar se betejën e kanë me kundërshtarin politik, me kryeministrin Rama, ndërsa është shprehur se ekziston edhe një betejë e brendshme në PD, por ka deklaruar se fokusi i të gjithëve është Rama.

Blendi Fevziu: Bardhi do të shkosh në protestë?

Gazment Bardhi: E kam bërë publike tashmë, që po, do të shkoj në protestë duke e mbështetur atë si një reagim qytetar ndaj një skandali që ka përfshirë kryeministrin dhe që ka tejkaluar zhvillimet brenda Shqipërisë.

Blendi Fevziu: Do të shkoni në protestë si deputet i PD-së, jo si qytetar…

Gazment Bardhi: Nuk zhvishem dot nga statusi politik që kam edhe nëse do të doja.

Blendi Fevziu: Është vendim personal i yti apo edhe i grupit të njerëzve…?

Gazment Bardhi: I konsultuar me të gjithë kolegët brenda grupit parlamentar.

Blendi Fevziu: Të gjithë kolegët brenda grupit parlamentar do të marrin pjesë në këtë protestë?

Gazment Bardhi: Po. Nuk kemi patur asnjë arsye për të qenë të ndarë në betejën që kemi me të vetmin kundërshtar politik që është Edi Rama. Kemi një betejë të brendshme, por kur bëhet fjalë për betejën me kundërshtarin politik, fokusi jonë do të jetë i përbashkët pavarësisht se si mendojmë mbi zhvillimet brenda Partisë Demokratike. Ne kemi një betejë të brendshme që vijon, shkaqet që na ndajnë janë publike. Nuk ka një ndryshim qëndrimi në raport me ato çështje. Unë kam gjykuar dhe gjykoj se edhe përsa i përket betejës së ardhshme, nuk e kemi gjetur sepse duhet vullnet i përbashkët.

Nuk bëhet fjalë për inatin as 25 apo 50 vetash, bëhet fjalë për çështje parimore. Ka patur disa hapa që synonin zgjidhjen e konfliktit, duke nisur me dorëheqjen e ish-kryetarit të partisë, Basha. Ka pasur disa hapa konkretë për të arritur drejt një unifikimi. Ka patur një proces negocimi. Unë kam bërë një propozim se si mund të arrihej unifikimi me një kandidat, nuk u pranua. Ka patur përpjekje për të arritur unifikimin e opozitës në zgjedhje. Është fakt që gjykata ka një vit që e zhvarrit këtë çështje. Çështja është e zgjidhur, edhe qëndrimin e komisionerit nuk e kuptova pse e ka shtyrë regjistrimin e anëtarëve të KZAZ. Celibashi ka synuar t’i nxisë palët drejt një zgjidhje. Deri tani nuk ka pasur asnjë vullnet nga pala tjetër për të arritur një formulë paqtimi përsa i përket zgjedhjeve vendore.

/a.r

Next Post
Fatos Klosi për 21 janarin: Vrasjet i kreu Garda, nën drejtimin e Lulzim Bashës!

Gërdeci, Fatos Klosi: Djali i Sali Berishës ishte në "valle", negocioi çmimin e fishekëve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

April 13, 2026
Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

April 13, 2026
“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

April 13, 2026
Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

April 13, 2026
Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

April 13, 2026
Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

April 13, 2026
DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

April 13, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Galilei nuk di të lexojë hartat

April 13, 2026
“Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

“Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

April 13, 2026
Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In