• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bardhi kërkoi thirrjen e konferencës së Kryetarëve për mandatin e Xhaçkës, Nikolla: Është objekt i organeve të tjera të Kuvendit

by Java News
26/03/2024 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ka kthyer përgjigje nënkryetarit të Rithemelimit, Gazment Bardhi, i cili akuzonte Kuvendin se po i bën mbrojtje politike Olta Xhaçkës.

Përmes një përgjigje, Nikolla thotë se kërkesa është objekt i organeve të tjera të Kuvendit dhe se nuk është objekt i Konferencës së Kryetarëve.

‘Në përgjigje të shkresës suaj, nr.1090 prot, datë 25.3.2024, me anë të së cilës kërkohet thirrja e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve me rend dite: “Përfshirjen për shqyrtim në seancën më të afërt plenare të zbatimit të vendimit nr.1/2023 të Gjykatës Kushtetuese, duke urdhëruar dërgimin e çështjes së mandatit të deputetes Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese”, ju bëj me dije se:

Këshilli për Legjislacionin, në zbatim të nenit 14 të Rregullores së Kuvendit, ka marrë në shqyrtim vendimet nr. 1 dhe nr. 2, datë 23.1.2023, të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e deputetes Olta Xhaçka. Këshilli për Legjislacionin në përfundim të diskutimeve për shqyrtimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në raportin tij ia adreson çështjen për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Në bazë të nenit 13 të Rregullores së Kuvendit, si dhe të raportit të Këshillit për Legjislacionin, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do ta marrë në shqyrtim raportin dhe në bazë të pikës 7 të këtij neni, pas përfundimit të diskutimeve, Këshilli i paraqet Kryetarit raportin, i cili përmban të gjitha qëndrimet për çështjen. Raporti i përcillet seancës plenare brenda dy javëve nga përfundimi i shqyrtimit të çështjes. Sa më lart, në respektim të Rregullores së Kuvendit, kërkesa që ju parashtroni është objekt i organeve të tjera të Kuvendit dhe jo i Konferencës së Kryetarëve.’- shkruan Nikolla.

Bardhi i kerkoi Nikolles që Kuvendi të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhackës. Gjykata Kushtetuese urdhëroi rreth 1 vit më parë që Kuvendi t’i dërgojë mandatin e Xhaçkës që pikërisht kushtetuesja të vendoste nëse ka konflikt interesi/m.j

Next Post
Veliaj pret nënkampionin e Europës, Kristi Ramadani: Na ke bërë krenar; Kemi bërë financimin më të madh në sport

Veliaj pret nënkampionin e Europës, Kristi Ramadani: Na ke bërë krenar; Kemi bërë financimin më të madh në sport

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

Sulmet mbi Irak: Rrezikohet jeta e ushtarëve italianë, tërhiqet një pjesë e kontigjentit

March 13, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Çfarë “loje” po luan Trump? Pse qëndrimet e presidentit amerikan janë kontradiktore

March 13, 2026
CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

CNN: Administrata Trump nënvlerësoi rrezikun e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit nga Irani

March 13, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Kryeministri Rama ndan videokartolinë nga mbrëmja e iftarit

March 13, 2026
Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

March 13, 2026
Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

March 13, 2026
Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

March 13, 2026
Historia e Ditës së Verës, që zë fill nga ‘Zana e Çermenikës’

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që do të bllokohen

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

March 13, 2026
U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In