• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bardhi i përgjigjet Ballës: PS do një Kuvend memec!

by A R
30/09/2025 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i është përgjigjur deklaratës së Taulant Ballës duke akuzuar Partinë Socialiste për mohimin e debatit në Kuvend. Bardhi tha se mazhoranca po synon ta shndërrojë Kuvendin në një institucion pa zë dhe pa debat, duke iu shmangur diskutimeve mbi prioritetet e vendit.

“Mazhoranca doli zbuluar, si në rastin e 18 shtatorit, ku përbërja edhe programi i qeverisë, kaloi pa debat. Sot u rrëzua dhe alibia se opozita prishi seancën. Sot duket se kush e do Kuvendin e Shqipërisë memec, dhe mos të debatojë. Është e paimagjinueshme për çdo parlament funksional, që qeveria i ikën debatit për prioritetet e Shqipërisë.

Mohimi i të drejtës për debat të kërkuar nga opozita tregon mendësinë e Ramës për ta bërë Shqipërinë në republikë kryeministrore. Deputetët e PS vetëm votojnë. Kërkesa për mocion me debat e opozitës ishte e qartë. Për ne Kuvendi është vendi ku debatohet dhe flitet. “, tha Bardhi.

Mes të tjerash, ai tha se PS ka refuzuar edhe kërkesën e opozitës për një mocion me debat për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një shkelje të rëndë të funksionimit normal të parlamentit.

“Sot u refuzua një tjetër mocion me debat për gjenocidin në Kosovë, për të dënuar gjenocidin serb. Në 17 maj 2019 Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb. Në vizitën zyrtare të 16 dhjetorit 2020 presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të bënte këtë thirrje; Rruga e Kosovës ka qenë plotë sfida. Që mos të përmbyset e vërteta, kemi nevojë për zërin e Shqipërisë që të jetë zëri ynë atje ku nuk kemi zë. Kemi nevojë për ndihmë nga Shqipëria. I bëjmë thirrje Kuvendit të Shqipërisë që të miratojë një rezolutë që dënon gjenocidin serb. Në përgjigje të kësaj thirrje të presidents së Kosovës, grupi ynë parlamentar, menjëherë sapo është kthyer në Kuvend, në vitin 2021, ka paraqitur kërkesën. Kanë kaluar disa vite dhe ende nuk ka një rezolutë. Kërkesa jonë për rezolutë u refuzua.”, shtoi Bardhi.

Next Post
E dënuar me 13 vite burg në Itali, kush është gruaja e arrestuar në Durrës?

E dënuar me 13 vite burg në Itali, kush është gruaja e arrestuar në Durrës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkatërrohet grupi mafioz në Itali, në pranga 56 persona

Tentoi arratisjen pas një grabitjeje, karabinierët plagosin 20-vjeçarin shqiptar

December 21, 2025
Miliarderi i medias që sfidoi Pekinin, një histori lirie dhe sakrifice

Miliarderi i medias që sfidoi Pekinin, një histori lirie dhe sakrifice

December 21, 2025
Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

Ministrja Sala takim me stafin e OSHKSH: Kujdes i shtuar gjatë sezonit të festave

December 21, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 22 Dhjetor 2025

December 21, 2025
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

Ambasada e SHBA paralajmëron shqiptarët: Mashtrimet me martesat për dokumente përbëjnë krim!

December 21, 2025
“Ndikuan investimet private dhe konsumi i brendshëm”/ BSH: Ekonomia shënoi rritje në fund të 2024

Eksperti: Paraja kesh duhet investuar me kujdes, sipas sektorëve dhe rrezikut

December 21, 2025
Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

December 21, 2025
Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

December 21, 2025
Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

December 21, 2025
Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In