• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bardhi e Foltorja ftesë Bashës/ Kulluri: Bashkim nëse shkëputen nga Berisha, nuk e çojmë PD-në te Rithemelimi

by Java News
09/01/2024 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkim me PD-në vetëm nëse shkëputen nga Sali Berisha. Kështu deklaroi sekretari i PD-së, Edvin Kulluri në një intervistë për “Special Report” me gazetarin Arlind Isa në ABC News, teksa komentoi ftesën e bërë nga grupimi i Gazment Bardhit dhe i Sali Berishës për një bashkëpunim me atë të vulës.

Kulluri iu përgjigj Luçiano Boçit duke thënë se nuk mund të ketë një tjetër Romeo poshtë ballkonit të Berishës. Ai e cilësoi kërkesën për bashkim si false pasi ka për qëllim rikthimin e Sali Berishës në PD apo dërgimin e partisë tek Rithemelimi, sipas të cilit, asnjëra nuk ka për të ndodhur.

“Së pari, përgjigjen e kam të parën për Boçin. Mjafton një Romeo poshtë ballkonit të Berishës. Nuk ka nevojë për dy. Nëse do të vazhdojë të rrijë poshtë ballkonit të këndojë, mund të rrijë. Së dyti, në çfarë cilësie e bën ftesën Bardhi dhe e dyta, në çfarë cilësie i drejtohet Boçit. Sot që flasim, Bardhi nuk është as pjesë e PD-së dhe as e Rithemelimit. Ka bërë një zgjedhje për t’u larguar nga PD duke shkelur rezolutën që ka përpiluar vetë me 18 dhjetor për t’u ndarë nga Berisha kështu që ka zgjedhur një rrugë tjetër. Nëse Bardhi do t’i bashkohet Rithemelimit përfundimisht nuk ka më vend dhe hapësirë për bashkim. Nëse do të rikthejë Berishën në PD, s’ka nevojë për diskutim. Kjo rrugë është e mbyllur për sa kohë PD dy vite më parë ka bërë një zgjedhje të fortë historike.”, tha Kulluri.

Ai shtoi se Bardhi dhe Boçi duhet të qartësojnë lëvizjet politike ose të bindin SHBA-në për t’i hequr non gratan Berishës. I pyetur për një reagim nga Basha, Kulluri shtoi: “Do të dalë të flasë këto ditë. Nesër ose pasnesër. Këtë javë do të mbajë qëndrim të qarrtë për këtë çështje.”

“Për ta rikthyer Berishën në PD ose për ta çuar PD-në tek Rithemelimi. Asnjëra nga të dyja nuk ka për të ndodhur. Bardhi dhe Boçi kanë vetëm një rrugë që të shkarkojnë Berishën nga kryetari i Rithemelimit, dhe të ulen të diskutojnë për një marrëveshje të mundshme midis palëve. Tjetër nuk ka. Kjo është e qartë. Basha edhe sikur të dojë të bashkohet me Berishën s’e bën dot sepse ka një rezolutë të kuvendit kombëtar të PD, qëndrime në vijimësi të kryesisë së PD. Kjo është e gjithë rruga që mund të ndihet. Ose të ndahen nga Berisha, të heqin dorë me lojërat e Berishës ose rrugë tjetër me PD-në nuk kanë. Përpjekjet për t’u kthyer me formula false janë përpjekje të kota. Nëse bie kushti i ndarjes hapet rruga për bashkim. Ose Bardhi dhe Boçi të bindin SHBA të heqin non gratën për Berishën, jemi të gatshëm të diskutojmë.“, shtoi Kulluri./m.j

Next Post
Ndryshimet në qeveri, Malaj: Bashkimi i ‘Inovacionit’ me ‘Ekonominë’ të ishte bërë pa vonesa! Gonxhe, ‘kali i punës’…!

Ndryshimet në qeveri, Malaj: Bashkimi i 'Inovacionit' me 'Ekonominë' të ishte bërë pa vonesa! Gonxhe, ‘kali i punës’...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura

Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura

January 14, 2026
VIDEO / U nderua me urdhrin “Zayed” në Abu Dhabi, Rama ndan pamjet nga ceremonia

VIDEO / U nderua me urdhrin “Zayed” në Abu Dhabi, Rama ndan pamjet nga ceremonia

January 14, 2026
Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

January 14, 2026
Gazetari që u plagos në 21 Janar: Ngjarja, njollë e zezë për të djathtën! Familja Berisha e ka kapur prej fyti drejtësinë

“Basha e ka ‘shitur’ Berishën për 21 janarin”, Mahmutaj: PD është katandisur si parti e dorës së tretë

January 14, 2026
Mbi 12 mijë viktima në Iran, Trump: Vazhdoni protestat, ndihma po vjen! Rusia paralajmëron pasoja katastrofike

Mbi 12 mijë viktima në Iran, Trump: Vazhdoni protestat, ndihma po vjen! Rusia paralajmëron pasoja katastrofike

January 14, 2026
Groenlanda në prag të një vendimi historik! Samiti që mund të ndryshojë Arktikun dhe rendin global

Groenlanda në prag të një vendimi historik! Samiti që mund të ndryshojë Arktikun dhe rendin global

January 14, 2026
Vangjeli: Për kryebashkiakun e Tiranës dhjetëra forca sigurie, për Ndocin vetëm 5 efektivë. Shkelje e rëndë e protokolleve

Vangjeli: Për kryebashkiakun e Tiranës dhjetëra forca sigurie, për Ndocin vetëm 5 efektivë. Shkelje e rëndë e protokolleve

January 14, 2026
Dita e sotme me kthjellime, vranësira dhe mjegull gjatë mëngjesit e mbrëmjes

Dita e sotme me kthjellime, vranësira dhe mjegull gjatë mëngjesit e mbrëmjes

January 14, 2026
Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In