Ndonëse është përjashtuar dje nga Sekretariati i Etikës, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka tentuar që të hyjë sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
Ai ka debatuar dhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.
Për ça më ke përjashtuar? Ça kam bërë që jam përjashtuar…Si qenka kjo rregullore. Po ti ke dy muaj që merresh me mua…”, dëgjohet teksa i thotë Bardhi, Nikollës.
/f.s