Nga Jakin Marena
Partitë e vogla opozitare hodhën në ‘tregun’ e politikës shqiptare idenë e ngritjes së një federate të opozitës, ku të përfshihen të gjitha partitë kundërshtare të mazhorancës aktuale.
Nuk është ndonjë ide e re apo e keqe, pasi do të grumbullonte të gjitha partitë opozitare në një formacion të vetëm, me një sigël të përbashkët, duke bërë që të mos kishte ndarje apo rrjedhje vote. Madje mund të krijonte dhe frymë bashkimi dhe serioziteti opozitar, për ta përcjellë këtë frymë sidomos tek demokratët e shpartalluar, të cilët e kanë të pamundur të orientohen se kujt mund t’i besojnë votën. Dhe që për këtë arsye mbi 250 mijë opozitarë qëndruan në shtëpi më 14 maj, duke bojkotuar votimin.
Menjëherë sapo u artikulua kjo ide e partive të vogla të opozitës, reaguan faktorët e ‘mëdhenj’ politikë tek pjesët e PD, duke e kundërshtuar, diku me forcë diku më butë, por duke i kujdesur t’i japin një frymë përjashtuese mes tyre. Pra me qëndrimin e prerë se s’mund të ketë bashkëjetesë me liderëve të PD dhe “Foltores”, respektivisht Lulzim Basha dhe Sali Berisha.
PD zyrtare i kujdes fort të deklaronte se s’ekzistonte asnjë mundësi të përfshihej në një federatë me ‘non gratat’ dhe politikanë që janë kundër orientimit euro-atlantik dhe kundër drejtësisë për interesa personale. “Një federatë dhe një bashkëpunim është i domosdoshëm për të prodhuar energjinë e nevojshme për largimin e kësaj qeverisje të korruptuar e inkriminuar deri në palcë, por kjo fillon duke lënë mënjanë interesin personal”, tha Basha dhe vetë, pas mbështetësve të tij.
Ndërkohë që liderët e ‘Foltores’ u kujdesën dhe ata fort që të deklarohen kundër bashkimit në federatë me Bashën. Berisha reagoi në konferencën e përjavshme me gazetarët,duke u shprehur se “nuk mund të ndodhë kurrë që kjo parti të shkrihet me “Ballat” dhe “Bravat”. Unë do t’i thoja çdo opozitari se opozita shqiptare është opozitë me kontribute të mëdha kundër interesave ruse në Shqipëri dhe rajon”.
Pra dy aktorët kryesorë politikë të dy pjesëve të PD, Berisha dhe Basha janë të vendosur deri në fund në armiqësinë e tyre dhe përjashtimin e njëri tjetrit, nga një koalicion apo federatë e partive opozitare. Ndërkohë që aktori i tretë me peshë në politikën opozitare, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ende nuk ka folur. Dhe me sa duket do të heshtë derisa të ndjehet nevoja për prezencën e tij, në mënyrë që të përfitojë politikisht sikurse ka përfituar deri më sot. Eshtë mjeshtër i këtyre situatave Meta. Ndaj pritet dhe qëndrimi i tij.
Në pamje të parë duket sikur refuzimi i Berishës dhe Bashës për federatën opozitare bëhet në kushtet kur ata janë armiq me njëri tjetrin, e për këtë arsye nuk mund të jenë në të njejtën ‘çati’, jo vetëm në të njejtën parti, por as në një organizim federativ partish. Për më tepër që secili prej tyre pretendon se ka legjitimitetin e përfaqësiumit të demokratëve në shkallë vendi, Basha sepse ka logon dhe vulën e PD zyrtare, ndërsa Berisha sepse ka mbështetjen e pjesës më të madhe të demokratëve. Të paktën tani për tani.
Por teksa ndoqëm një lajm në vonë të mbrëmjes së të premtes, si dhe mesazhet që u përcollën nga kjo dalje publike nga ana e njërit prej propozuesve të krijimit të federatës opozitare, kreut të PR Fatmir Mediu, pamë se refuzimi i Berishës ishte për shkaqe më të thella dhe përtej armiqësisë me Bashën. Ndërsa Basha dihet, me shpalljen e Berishës ’non grata’ nga SHBA e Britania, nuk afrohet kurrë më me të, pasi është tamam i pashpresë atëherë, nëse zvarritet sërish në këmbët e Berishës.
Reagimi i ashpër i Berishës ndaj federatës me sa duket e ka burimin tek fakti se ai nga partitë e vogla nuk shihet si kreu i kësaj federate opozitare. Dhe Berisha nuk duron askënd mbi kokë, kjo dihet. Eshtë parë në karrierën 32 vjeçare të tij në krye të PD. Madje dhe kur dha dorëheqjen në vitin 2013 pas humbjes katastrofike përballë Edi Ramës, vërtetë emëroi Bashën në krye të PD, por i la atij vetëm ‘çelësat e kashtës’, pasi partinë e drejtonte vetë. Kjo u pa pas konfliktit mes tyre, teksa Berisha mori shumicën e demokratëve, anipse s’kishte as logo të PD dhe as vulë.
Por acarimi i Berishës arriti kulmin teksa ka mësuar se kush pretendon të jetë kreu i federatës së opozitës, e për më tepër kur ai emër u bë publik. Ai ishte Gazment Bardhi, kreu i grupit të deputetëve të bashkuar mes atyre që ikën nga Basha në ‘eksodin’ e dytë në PD dhe deputetëve të “Foltores” së drejtuar nga Berisha. Ish kryeministri kishte marrë sinjale se Bardhi është ‘kolonë e pestë’ brenda grupit të deputetëve demokratë që mbërritën duke u zvarritur tek këmbët e tij. Madje sinjale kishte se Bardhi dhe aspironte drejtimin e kësaj pjese të opozitës të mbledhur tek Foltorja. Berisha kishte dhe paranojat e veta për këtë, por teksa ka dëgjuar deklaratat e Mediut mbrëmjen e së premtes është bindur plotësisht se Bardhi, me sa duket ia paska me hile.
Po çfarë deklaroi kreu republikan Fatmir Mediu, teksa shtjelloi idenë e tij për federatën opozitare, që paska shqetësuar dhe ngritur tensionin e Berishës kundër Gaz Bardhit?
Mediu u shpreh se federata opozitare mund të arrihet edhe me krijimin e senatit të opozitës, me figura të rëndësishme qeverisëse të historisë opozitare dhe të shquara të artit nga jashtë, të cilat të bëhen pjesë e mendimit dhe këshillimit të mendimit politik. “Qëllimet e kësaj federate janë të qarta, që kanë të bëjnë me prespektivën tonë evropiane, me përgjergjësinë tonë si vend anëtar i NATO, e me kthimin e një demokracie funksionale, rikthimin në normalitet të parlamentarizmit, shmangien e një autokracie në vend, e të gjitha këto.
Ideja e federatës është ideja e përfshirjes të atyre partive politike të cilat nuk shkojnë tek ideja se kush lideri i federatës, por se kush janë idetë kryesore dhe racionale që duhet të ketë një opozitë.
Kam një fenomen shumë pozitiv këto kohë, drejtimi i grupit të deputetëve nga Gazment Bardhi ka treguar që gjithsecili faktor, deputet, parti politike opozitare që i janë bashkuar këtij grupi ka funksionuar. Dhe unë jam i bindur që brenda grupit parlamentar jo vetëm Gazment Bardhi, ka deputetë që mund ta realizojnë drejtimin shumë mirë veprimtarinë e kësaj federate”, tha Mediu.
Pra është përmendur si lider Federate të opozitës Bardhi, një ndër kundërshtarët më të paepur kundër Berishës pas Bashës, në momentin kur lideri i Foltores u shpall ‘non grata’ nga SHBA dhe u përjashtua nga grupi parlamentar i PD dhe më pas dhe nga partia, dhe aktualisht i rikthyer tek Berisha, duke marrë dhe drejtimin e grupit prej 42 deputetësh të bashkuar me Foltoren.
Kjo e ka acaruar Berishën, i cili teksa e ka ‘gëlltitur’ me zor sjelljen si lider të Bardhit në mbledhjen e grupit të dy ditëve më parë kur diskutonin për qëndrimin ndaj marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët dhe dërgimin në Kushtetuese si ankimim. Madje Berisha, në fund të herës ka thënë se qëndrimi i tij për gjyq politik ndaj Ramës nuk do të ndryshonte, teksa me gjysmë zëri i ka bërë thirrje njeriut më të afërt të tij, ish kreut të dikurshëm të PD Tritan Shehu që refuzonte të firmoste në deklaratën për dërgimin e marrëveshjes në Gjykatë, ta bëjë një gjë të tillë. Shehu ia kishte ‘lexuar’ në sy ‘tërbimin’ Berishës ndaj kundërshtonte fort. E njeh mirë Berishën.
Dhe ajo që po përgatitet për Gaz Bardhin nga ana e Berishës u dha paradhënie ditën e shtunë, teksa po bashkëpunëtori më i afërt i Berishës, Shehu teksa u shpreh kundër dërgimit në Kushtetuese të ankesës për marrëveshjen me Italinë për emigrantët pavarësisht se e kishte firmosur. Ndërsa që nuk kurseu akuzat duke u shprehur me fjalët më denigruese, që për një mijë arsye janë në drejtim të Bardhit dhe mbështetësve të tij.
“Skutha, ndyrësi, primitivë, burracakë, brumbuj frikacakë, që janë mësuar vetëm të zvarriten nga balta ku janë zhytur kërkojnë të pickojnë më lart”, deklaronte të shtunën Shehu. Dhe zvarritjet për hir të së vërtetës i kanë bërë Bardhi me mbështetësit e tij, nga Basha te Berisha, duke gëlltitur të gjitha akuzat e rënda që kanë hedhur më parë në drejtim të liderit ‘non grata’. Por në fjalën e fundit Shehu tregon pikërisht arsyen e vërtetë të kësaj shfryrjeje, ku nënvizon “kërkojnë të pickojnë lart”, pra të jenë mbi Berishën. Shqip, në krye të federatës opozitare.
Me sa duket “gijotina’ e Berishës për Bardhin është gati. Në Kuvendin e 2 dhjetorit të Foltores pritet të veprojë siç di vetëm Berisha të veprojë kundër “armiqve” të tij brenda PD. Ose Bardhi me të vetët do të shkrihen me Foltoren dhe të mos bëjnë asnjë deklaratë pa lejen e Berishës si të pavarur, të pranojnë diktatin e tij në të gjitha aspektet, ose të dalin në ‘rrugë të madhe’. Pasi Bardhin, Salianjin dhe disa ‘kokrra’ të tjera të këtij grupi deputetësh as Lulzim Basha që është në hall për njerëz nuk i pranon.
Bardhi me sa duket do ta paguajë shtrenjtë zvarritjen e tij në funksion të ambicies politike për të rrëmbyer tërë “Foltoren”. Dhe kujt, ‘ustait’. Berisha e ka luftë për jetë a vdekje, dhe i bën ‘def’ të gjithë ata që e aspirojnë këtë gjë. Mbron familjen. Nuk ‘njohu’ Erzen Breçanin që i ka mbrojtur jetën me trupin e tij Berishës dhe familjes së tij, jo më të mbajë Bardhin. Ditë të vështira e presin Gazin.
Ç’do gjë mund të jetë Berisha, për ç’do gjë mund ta akuzosh, por që të merret me pederastë, këtë nuk mund ta thuash, prandaj nuk ka se si, të ngrejë kokë ndaj Berishes, një pederastsi Gazmenda Bardhi.