Pas deklaratave të Gazment Bardhit për Report Tv lidhur me nisjen e bisedimeve mes deputetëve për një koalicion të gjerë të opozitës, ka reaguar Edvin Kulluri Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike.
I ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Kulluri tha se kushti i PD-së zyrtare për ribashkim me grupin e Bardhit dhe të deputetëve të Rithemelimit, është largimi i Sali Berishës duke iu përmbajtur vendimit të rezolutës së 18 dhjetorit 2021 të miratuar në Kuvendin kombëtar të demokratëve.
“Kushdo që bën thirrje për bashkim duhet të ketë parasysh pse jemi ndarë. Bardhi këtë pyetje duhet t’ja shtrojë vetes dhe jo PD-së. Është ai që ka shkelur rezolutën e 18 dhjetorit 2021 për largimin e Berishës nga PD dhe me shumë gjasa ka qenë njeriu që e ka shkruar rezolutën.
Ka qenë zë shumë i ashpër ndaj Berishës, është marrë personalisht me familjen e tij, ‘babi i Zenit’, e ka tejkaluar masën e retorikës politike ndërsa unë e Basha nuk e kemi bërë kurrë një gjë të tillë. Bardhi duhet të largojë Berishën nga Rithemelimi, të ndalojë familjarët e tij të vihen në krye të atij grupimi dhe të krijojnë kushtet për të formuar një tryezë bisedimi”- nënvizoi Kulluri.
Më tej ai tha se tashmë deputeti Gazment Bardhi duhet të zgjedhë cilës anë i përket, kundër SHBA-ve apo rezolutës së PD-së në 18 dhjetor 2021 ku u vendos përjashtimi i Berishës nga partia.
“Bardhi ose t’i thotë Berishës më fal se mendon që nuk është e drejtë shpallja e tij non-grata, ti dalë kundër SHBA-ve, ose të dalë kundër dhe të përjashtojë Berishën. Ky i fundit ka një status ;kryetar i Rithemelimi’. Lojërat e tjera Bardhi t’i bëjë aty ku ka mësuar. Ky është muhabet burrash, nuk ndërrohet faqja çdo 6 muaj. O të tërhiqet SHBA dhe Birtania e Madhe nga non-grata ose Gaz Bardhi nga rezoluta e 18 dhjetorit dhe të nisë punë tek Rithemelimi”- shtoi Kulluri./m.j
Nese Basha bashkohet me lavjerrsit politike Bardhi dhe Salianji me shoke, PD do humbi reputacionin qe ka sot pa foltoren